La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit.... La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!
Anti-Fatigue Eye Contour
Hidraton - Qetëson - Lëmon
Çmimi i zakonshëm
2,800.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm
0.00 Lekë
Çmimi i ulur
2,800.00 Lekë
Çmimi për njësi/ për
Në ofertë
Shitur
Përkujdesje hidratuese,freskuese dhe relaksuese për sytë në trajtë stiku
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria e marrjes në dyqan
Përshkrimi
Përkujdesja e zonës rreth syve përmban Aloe vera BIO dhe ujë trëndafili për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën. Sheqeri i marrë nga tërshëra BIO, zbut lëkurën dhe ofron një efekt të shpejtë lifting.
Gjethet e dredhkës dhe hidrosoli i Helichrysum BIO aktivizojnë mikroqarkullimin e lëkurës,enjtja dhe rrathët e errët reduktohen dukshëm.
Zona rreth syve është e rihidratuar dhe me një pamje krejtësisht të relaksuar!
Formati i tij “STICK” lejon një aplikim uniform, të lehtë dhe të thjeshtë.
Teksturë hidratuese, e lehtë dhe e freskët.
Pa parfum, për tolerancë optimale.
Formuluar për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe më të ndjeshmet.
I përshtatshëm për personat që përdorin lente kontakti dhe gratë shtatzëna.
99% me origjinë natyrale
Kohëzgjatje përdorimi
99% e biodegradueshme
Paketime ë ricikluara dhe të riciklueshme
Vegane
Vlerësimi në Yuka 100/100
Përdorimi
Rutina juaj duhet të fillojë duke aplikuar përkujdesjen e syve në mëngjes dhe në mbrëmje:
- Pikërisht nën qepallën e poshtme, në kockën orbitale, nga brenda jashtë.
- Pak sipër qepallës së sipërme, tek kocka e vetullave, nga brenda jashtë.
Nuk aplikohet në qepallat e lëvizshme ose në kanalin e lotit.