Dhurojuni flokëve tuaj forcën që të rriten më shpejt me shampon përshpejtuese të rritjes me Adenozinë dhe Kininë e cila stimulon rritjen dhe forcimin e flokëve.
Klorane Growth Accelerating Shampoo 200 ml/400ml është një shampo me veprim të përqendruar te skalpi, e krijuar për të forcuar flokët, për të mbështetur rritjen dhe për të përmirësuar dendësinë e tyre.
- Përmban Kininë (Quinine), e nxjerrë nga lëvorja e pemës Cinchona, me origjinë nga Amerika e Jugut. Tradicionalisht njihet për vetitë e saj forcuese dhe tonifikuese. Ndihmon në stimulimin e skalpit dhe mbështet mikroqarkullimin, duke krijuar kushte më të mira në rrënjët e flokëve.
- Adenozina (Adenosine) vepron në ciklin jetësor të flokut dhe ndihmon në mbështetjen e fazave të rritjes, duke kontribuar që flokët të bëhen më të fortë me kalimin e kohës.
- Keratin-Like, një përbërës me origjinë natyrale, ndihmon në riparimin dhe forcimin e fibrës së flokut.
Me përdorim të rregullt, skalpi ndihmohet qe të rikthehet ne një gjendje më të ekuilibruar dhe më të përshtatshme për rritjen e flokëve. Flokët gradualisht duken më të fortë, më rezistentë dhe më të dendur.
Përfitimet kryesore
- Mbështet mikroqarkullimin e skalpit.
- Ndihmon në forcimin e flokëve.
- Mbështet fazën e rritjes së flokëve.
- Ndihmon në riparimin dhe trashjen e fibrës së flokut.
- Përmirëson dendësinë e flokëve gradualisht me kalimin e kohës.
- Ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm të skalpit.
K a një aromë të këndshme lulesh, e kombinuar me nota grejpfruti dhe ananasi.
E përshtatshme edhe për:
- gra shtatzëna ose që ushqejnë me gji;
- persona që po kryejnë trajtim anti-kancerogjen
- persona në periudhën pas trajtimit.