Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Klorane Bébé

Klorane, një markë e kujdesit ekspert për flokët, fytyrën dhe trupin me përbërës aktivë me origjinë natyrale.


Të gjitha produktet Klorane Bebe të dedikuara për foshnjat dhe fëmijët në një gamë të plotë produktesh për kujdesin e lëkurës dhe flokëve. Formulat me përbërës aktivë me origjinë natyrale, të testuara nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik, garantojnë sigurinë e tyre.

Moisturizing Cream with Organic Calendula

Forcon barrierën e lëkurës - Hidraton - Mbron

Çmimi i zakonshëm 1,280.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,600.00 Lekë Çmimi i ulur 1,280.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem hidratues për bebe dhe fëmijë, e kalendula, për trup dhe fytyrë

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesja hidratuese për bebe nga Klorane, e çertifikuar organike dhe e testuar nën kontroll pediatrik, siguron hidratimin e përditshëm të lëkurës së foshnjës dhe mund të aplikohet që nga lindja në fytyrë dhe trup. Formula e butë me ekstrakt qetësues të Calendula-s organike dhe glicerinë vegjetale hidratuese përbëhet nga 99% përbërës me origjinë natyrale, të përzgjedhur me kujdes për të ruajtur elasticitetin dhe për të kontribuar në ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës së foshnjave. Agjentët natyralë hidratues dhe ushqyes forcojnë dhe mbrojnë epidermën nga tharja.
Kremi me Calendula organike është perfekt për lëkurën e brishtë të të porsalindurve. Lëkura e foshnjës mbetet e ushqyer dhe e parfumuar lehtë, duke ruajtur butësinë e saj ditë pas dite.

Ndërsa depërton, kremi hidratues me Calendula Organike i jep foshnjës një ndjesi të menjëhershme rehatie. Lëkura e foshnjës ushqehet, rikthet elasticiteti dhe ka një aromë të këndshme.

Përfitimet lëkurës:

-Hidratim: glicerina vegjetale hidraton intensivisht dhe për një kohë të gjatë lëkurën veçanërisht delikate të foshnjave.
-Mbrojtje: ky krem për bebe ofron mbrojtje kundër agresioneve të përditshme, si i ftohti ose fërkimi nga rrobat.

Përdorimi

Përdoret sa herë të jetë e nevojshme.
Aplikoni kremin hidratues në fytyrën dhe gjithë trupin e foshnjës.

Përbërësit

WATER (AQUA). CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. GLYCERIN. PENTYLENE GLYCOL. DICAPRYLYL CARBONATE. C14-22 ALCOHOLS. BEHENYL ALCOHOL. SODIUM STEAROYL GLUTAMATE. CALENDULA OFFICINALIS FLOWER EXTRACT*. ACACIA SENEGAL GUM. ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE POWDER*. C12-20 ALKYL GLUCOSIDE. CITRIC ACID. FRAGRANCE (PERFUME). GLYCERYL CAPRYLATE. GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL. SCLEROTIUM GUM. SODIUM BENZOATE. TOCOPHEROL. XANTHAN GUM