Shampoo-maska me hithër dhe argjilë organike është një përkujdesje inovative 2-në-1 që vjen në formë pluhuri. Ajo është formuluar posaçërisht për të pastruar dhe freskuar skalpin e yndyrshëm në një hap të lehtë.. Një trajtim i vërtetë me efekt "thithës", që bazon efektivitetin e tij nga përbërësit aktivë bimore të njohur: rrënja e hithrës së bardhë, me veti pastruese dhe reduktuese të sebumit, dhe argjila, me veti përthithëse të lartë.
I aplikuar në flokë të lagur, pluhuri shndërrohet në një shkumë kremoze që eliminon papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, pastron skalpin e yndyrshëm dhe e freskon, duke mundësuar që larja e rradhës e flokut të bëhet pas 48 orësh. Flokët rifitojnë butësinë dhe lehtësinë, dhe mbeten të pastra për një kohë më të gjatë. Formulë e biodegradueshme. Paketim ekologjik i riciklueshëm 100%.
Përparësitë
Formulë e biodegradueshme, kërkon 80% më pak ujë për prodhim***
Një trajtim efektiv dhe miqësor me mjedisin, me paketim 100% të riciklueshëm dhe përbërës aktivë bimorë të rritur me respekt për ekosistemin përreth.
Përfitimet
- Pastron: pluhuri pastrues shkumon në kontakt me ujin dhe pastron pa qenë agresiv me skalpin. Përbërësit aktivë thithës dhe pastrues ndihmojnë në eliminimin e yndyrës së tepërt nga skalpi.
- Ngadalëson prodhimin e sebumit në skalpin e yndyrshëm falë përmbajtjes së përbërësve aktivë që reduktojnë sebumin, duke ju lejuar të zgjeroni intervalin mes pastrimeve. Rrënjë pa yndyrë për 48 orë.