Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Hair Prodigieuse® Intense Repair Hair Mask

Ushqen- Riparon- Mbron

Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,000.00 Lekë Çmimi i ulur 3,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë ushqyese dhe rigjeneruese për flokët

Vazo

Përshkrimi

Kënaquni me fuqinë sublime të vajit të fermentuar të kamelias rozë dhe aromën varësuese të Huile Prodigieuse® për flokë jashtëzakonisht të bukur.
Maska e flokëve Intense Repair transformon flokët tuaj, duke ofruar nivelin më të lartë të riparimit dhe ushqyerjes (+147% ushqim/riparim ) dhe i mbron ata nga këputja.

Kjo përkujdesje pa silikon e bën më të lehtë shpleksjen dhe zbut flokët e padisiplinuar pa i rënduar.
Flokët tuaj janë me shkëlqim dhe të butë në prekje.

Tekstura e pasur e maskës mbështjell flokët për një përvojë shqisore të pakrahasueshme.

Flokët janë më të lehtë për t'u krehur për 86% të përdoruesve pas aplikimit të parë .
Flokët ndihen më të fortë për 91% të përdoruesve pas 28 ditësh përdorimi.
Flokët rifitojnë elasticitetin e tyre për 96% të përdoruesve pas 28 ditësh përdorimi.

- Me vajin e kamelias rozë të fermentuar: falë procesit të fermentimit, vaji i kamelias ka veti të përmirësuara riparuese dhe ushqyese.

- Me pantenol (Provitaminë B5)

- Me gjalpë shea.

Përdorimi

Aplikojeni në gjatësi dhe maja të thara me peshqir, lëreni për 3 minuta, shpëlajeni.
Shpëlajeni menjëherë nëse produkti bie në kontakt me sytë.

Përbërësit

AQUA/WATER, BEHENAMIDOPROPYL DIMETHYLAMINE, STEARYL ALCOHOL, CETYL ALCOHOL, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, PARFUM/FRAGRANCE, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, CITRIC ACID, PANTHENOL, FRUCTOOLIGOSACCHARIDES, BEHENYL/STEARYL AMINOPROPANEDIOL ESTERS, BENZOIC ACID, CARAMEL, INULIN, CANDIDA BOMBICOLA/GLUCOSE/METHYL RAPESEEDATE FERMENT, PANTOLACTONE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES, LINALYL ACETATE, LINALOOL, CITRONELLOL, CITRUS AURANTIUM PEEL OIL, DIMETHYL PHENETHYL ACETATE, LIMONENE, GERANIOL, PELARGONIUM GRAVEOLENS FLOWER OIL [N5405/A].