Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

HYALURON ACTIV PROCEDURE Tightening Serum - 10% Hexapeptide Solution

Përmirëson çehren - Korrigjon rrudhat - Rrit shkëlqimin e lëkurës

Çmimi i zakonshëm 4,725.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,750.00 Lekë Çmimi i ulur 4,725.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum peptidesh me veprim anti-moshë, forcues dhe lifting të lëkurës

Flakon

Përshkrimi

HYALURON ACTIV PROCEDURE Tightening Serum është formuluar me përbërës kyç të njohur në mjekësinë estetike,  të  ofruar në një formë të pastër dhe të koncentruar, për rezultate efikase në kohë rekord*¹.

Ai korrigjon 5 shenjat e moshës në vetëm 14 ditë*¹:

rrudhat (rrudhat e mimikës**,  rrudhat e ballit, rrudhat rreth syve dhe  rrudhat   nasolabiale), humbjen e volumit, mungesën e qëndrueshmërisë, mungesën e shkëlqimit*****, mungesën e njëtrajtshmërisë së lëkurës*².

Pas 14 ditësh***, lëkura duket 2 vjet më e re*³.

Një treshe përbërësish me veprim të avancuar:

  • 10% HEXAPEPTIDE SOLUTION – i frymëzuar nga mekanizmi i veprimit të injeksioneve me toksinën botulinike. Përmban Argireline - një peptid të fuqishëm kundër shenjave të moshës, që redukton rrudhat.
  • 6% NIACINAMIDE – stimulon qelizat dhe ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre*⁶, duke luftuar shenjat e plakjes.
  • 1% ACID HIALURONIK – hidraton, zbut dhe i jep lëkurës një pamje më të plotë.

Teknologji inovative aktivizimi: Ky serum është frymëzuar nga praktika e dermatologëve estetikë: një përbërës kyç aktivizohet në momentin e fundit, për të ruajtur formën e tij më të fuqishme dhe për të siguruar rezultate efikase në kohë rekord.

Tekstura e tij, me një konsistencë të lehtë xhelatinoze, nuk ngjit dhe përthithet lehtësisht nga lëkura.

Përdoret vetëm ose si shtesë e një procedure estetike pas ri-epidermizimit*⁴.

Tightening Serum është një inovacion i formuluar me kompleksin më të përqendruar të përbërësve kryesorë kundër shenjave të moshës, me efikasitet të provuar klinikisht*⁵.Testuar në të gjitha fototipet e lëkurës.

Formulë me 94% përbërës me origjinë natyrale, vegane. Për të gjitha llojet e lëkurës.

*¹Studim klinik mbi 40 subjekte, 2 aplikime/ditë për 14 ditë.
*²Testuar në jetën reale, në 72 konsumatorë për 14 ditë.
*³Vlerësim pas 2 javësh aplikimi dy herë në ditë bazuar në vlerësimin klinik duke përdorur një bazë të dhënash, mbi 40 subjekte. *⁴Pas ri-epidermizimit. *⁵Në Laboratorët Dermatologjikë Avène.
*⁶Testuar in vitro.
**Testuar në jetën reale, në72 konsumatorë pas 14 ditësh aplikimi të produktit.
***Vlerësim pas 2 javësh aplikimi dy herë në ditë bazuar në vlerësimin klinik duke përdorur një bazë të dhënash, mbi 40 subjekte.
*****Studim klinik mbi 40 subjekte, 2 aplikime në ditë për 14 ditë.

Përdorimi

Aplikohet në fytyrë, dy herë në ditë për 14 ditë.
Mos i përdorni 2 tretësirat veçmas, përzierja duhet të ndërtohet siç shpjegohet më poshtë:
1) Trokitni me majat e gishtave, majën e ampulës 2 ml që përmban tretësirën heksapeptide para se ta hapni.
2) Thyejeni ampulën 2 ml që përmban tretësirën heksapeptide.
3) Zbrazni përmbajtjen e  ampulës  në flakonin prej qelqi.
4) Mbylleni dhe tundeni flakonin derisa të përzihet mirë.
5) Vendosni kapakun me aplikatorin.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). WATER (AQUA). NIACINAMIDE. GLYCERIN. PENTYLENE GLYCOL. PROPANEDIOL. ACETYL HEXAPEPTIDE-8. CITRIC ACID. RED 33 (CI 17200). SODIUM BENZOATE. SODIUM HYALURONATE