Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

HYALURON ACTIV PROCEDURE Lifting Cream

Redukton rrudhat - Rrit shkëlqimin - Tendos lëkurën

Çmimi i zakonshëm 5,145.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 7,350.00 Lekë Çmimi i ulur 5,145.00 Lekë
Në ofertë Shitur

 Përkujdesje anti-moshë, reduktuese e rrudhave dhe me efekt Lifting

Flakon

Përshkrimi

Avène sjell një qasje të re në kujdesin e lëkurës me gamën HYALURON ACTIV PROCEDURE, të frymëzuar nga zhvillimet më të fundit në dermatologjinë estetike.

E zhvilluar në bashkëpunim me dermatologë estetikë, kjo gamë mund të përdoret më vete, ose në kombinim me procedurat estetike, për të ndihmuar në përforcimin dhe kohëzgjatjen e rezultateve.

Formulat e saj kombinojnë përbërës të fuqishëm, të njohur dhe të përdorur në mjekësinë estetike, në përqendrime të larta dhe me formulime të krijuara me ekspertizë.

Në qendër të gamës: Lifting Cream

Një formulë unike me performancë të lartë, e mbështetur nga rezultate klinike:

27 studime, 880 persona të testuar.

Avène HYALURON ACTIV PROCEDURE — përkujdesje e avancuar për një pamje më të freskët, më të lëmuar dhe të rinovuar.

Me HYALURON ACTIV PROCEDURE Lifting Cream, lëkura duket më e tendosur, konturet e fytyrës duken të ngritura dhe të riformuara, ndërsa pamja e përgjithshme e lëkurës duket deri në 7 vite më e re.

Lifting Cream është një formulë inovative e bazuar në Retinal, i cili është 3 herë më aktiv se Retinoli.(Forma më efikase e Vitaminës A, 3 herë më aktive se retinoli, por e toleruar mirë,  rrit rinovimin e epidermës dhe korrigjon në mënyrë efikase shfaqjen e rrudhave).

Veprimi multi-korrigjues kundër rrudhave i  Lifting Cream  bazohet në një treshe përbërësish kyç, të njohur për përdorimin e tyre në dermo-kozmetikë dhe të ofruar në përqendrime të përzgjedhura:

  • RETINAL 0.1% – ndihmon në korrigjimin e rrudhave.
  • ACID HIALURONIK – hidraton lëkurën dhe përmirëson elasticitetin e saj të dukshëm.
    → Efekti plotësues i Retinalit dhe Acidit Hialuronik në formulën tonë mundëson një rritje të Acidit Hialuronik në epidermë.
  • NIACINAMIDE 2% – vepron mbi shkaqet dhe shenjat e dukshme të plakjes së lëkurës*.

Formulë me efikasitet të lartë

Ekspertiza Avene prej më shumë se 30 vitesh na jep perspektivën e nevojshme për të konfirmuar se Retinaldehyde mund të aplikohet si në mëngjes, ashtu edhe edhe në mbrëmje. Tekstura e saj kremoze dhe mbështjellëse përthithet lehtësisht nga lëkura.

Ngjyra e verdhë e formulës vjen nga vetë Retinal.

Me 97% me përbërës me origjinë natyrale.
Formule vegane.

Një përkujdesje me efikasitet të lartë,  krijuar për të përforcuar rezultatet e procedurave estetike, si:

  • injeksionet,
  • trajtimet me lazer,
  • peeling.  

Përdorimi

Përdoret 1 herë në ditë, 1 deri në 2 herë në javë për dy javët e para, pastaj rriten gradualisht aplikimet në një herë cdo ditë, mundësisht në mbrëmje, në varësi të tolerancës së lëkurës ndaj produktit.

Uleni frekuencën në rast irritimi.

Mos e përdorni me produkte të tjera që përmbajnë retinoide.

Përbërësit

  • AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. GLYCERIN. SQUALANE. BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER (BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER). CARTHAMUS TINCTORIUS (SAFFLOWER) SEED OIL (CARTHAMUS TINCTORIUS SEED OIL). PENTAERYTHRITYL TETRACAPRYLATE/TETRACAPRATE. CETEARYL ALCOHOL. BEHENYL ALCOHOL. NIACINAMIDE. C20-22 ALKYL PHOSPHATE. C20-22 ALCOHOLS. ACACIA SENEGAL GUM. ADENOSINE. CETEARYL GLUCOSIDE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL (HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL). RETINAL. SODIUM BENZOATE. SODIUM HYALURONATE. SODIUM HYDROXIDE. TERMINALIA CHEBULA FRUIT EXTRACT. TOCOPHEROL. TOCOPHERYL GLUCOSIDE. XANTHAN GUM