Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

HYALU-FILLER Hydration Rescue Mask

Mbush- Hidraton intensivisht

Çmimi i zakonshëm 1,120.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,400.00 Lekë Çmimi i ulur 1,120.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë hidratuese dhe kundër rrudhave me acid hialuronik për lëkurë të dehidratuar

Sheet Mask

Përshkrimi

E ndertuar nga një fibër inovative, kjo maskë hidratuese jashtëzakonisht e fuqishme e zbukuron çdo lloj lëkure në vetëm 15 minuta.
Kjo maskë e pasuruar me acid hialuronik përmban gjithashtu një kompleks NMF-Like dhe Aloe vera, duke i ofruar lëkurës një banjë të vërtetë hidratimi dhe duke e mbushur atë në kohë rekord.

Hidratim i dyfishtë [flash + intensiv]
Formula e ngopur me acid hialuronik, e kombinuar me NMF (faktorë natyralë të hidratimit), e mbush lëkurën me ujë për një efekt intensiv hidra-mbushës.
Acidi hialuronik përdoret në 3 pesha molekulare:
• Pesha e lartë molekulare qëndron në sipërfaqe për të hidratuar lëkurën dhe për të balancuar filmin hidrolipidik.
• Pesha e mesme molekulare siguron lidhjen dhe komunikimin mes shtresave të ndryshme të epidermës.
• Pesha e ulët molekulare depërton më thellë, duke siguruar lidhjen dermo-epidermike dhe duke e mbushur lëkurën; sipërfaqja bëhet më e lëmuar dhe elastike.
Acidi hialuronik ka aftësinë të mbajë deri në 1000 herë peshën e tij në ujë.
Maska hidratuese për fytyrën Hyalu-Filler Flash Mask është një kurë e vërtetë rinie që, në vetëm 15 minuta, ju ndihmon të rifitoni një lëkurë të re.

Efekt i menjëhershëm “lëkurë e bukur”

Kjo maskë për fytyrën është e pasuruar me aloe vera, një super-bimë e pasur me vitamina, minerale dhe oligoelemente, e cila rigjallëron lëkurën dhe rikthen shkëlqimin dhe freskinë e saj.
Aloe vera kontribuon në hidratim dhe ka gjithashtu veti:
• Shëruese,rigjeneruese,qetësuese,dekongjestive
Urea ofron një eksfolim të butë që ndihmon në lëmimin e rrudhave dhe vijave të holla, duke nxitur rinovimin qelizor.
Niacinamidi (Vitamina PP) përmirëson funksionin mbrojtës të lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe duke favorizuar shërimin e saj.

* Teknologjia “skin-like fiber”: një teknologji inovative që përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës, duke favorizuar depërtimin maksimal të përbërësve aktivë.
Hyalu-Filler Flash Mask nga laboratori Filorga siguron hidratim dhe efekt mbushës për të gjitha llojet e lëkurës. Kjo maskë në formë cope është e “lagur”me një serum të përqendruar të fuqishëm për një efekt “lëkurë e dytë”.

Brenda vetëm 15 minutash, lëkura rifiton elasticitetin, butësinë dhe hidratimin.
Një qese që përmban 1 maskë në formë cope me 20 ml serum.

Përdorimi

Përdoret 1–2 herë në javë.
Pas hapjes së paketimit, shpaloset maska dhe hiqet me kujdes rrjeta mbrojtëse.
Vendoset maskën në fytyrë të pastër.
Lihet të veprojë për 15 minuta.
Hiqet maskën dhe masazhohet serumi i mbetur me majat e gishtave.
Maskë njëpërdorimëshe, pa shpëlarje.

Përbërësit

AQUA (WATER), GLYCERIN, PENTYLENE GLYCOL, XANTHAN GUM, POLYSORBATE 20, SODIUM LACTATE, SODIUM PCA, SODIUM HYALURONATE, PARFUM (FRAGRANCE), TETRASODIUM GLUTAMATE DIACETATE, CITRIC ACID, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE POWDER, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES, LINALYL ACETATE, FRUCTOSE, GLYCINE, NIACINAMIDE, UREA, SODIUM BENZOATE, INOSITOL