Që në javët e para të formimit, embrioni mbështetet në shëndetin e nënës për t'u zhvilluar. Vitaminat, mineralet dhe makronutrientë që japin energji ndikojnë në formimin e një fetusi të shëndetshëm.
Disa vitamina luajnë një rol thelbësor në formimin e sistemeve të caktuara në organizëm, ku një prej tyre është pa diskutim acidi folik.
Ai është përbërës kyc për formimin e tubit nervor,i cili formon trurin dhe shtyllën kurrizore të hershme tek foshnjat.
Acidi folik është pjesë e vitaminave të grupit B. Funksione të tjera që luan Acidi Folik në trup janë:
-formimi normal i gjakut dhe i qelizave të kuqe
-sinteza e aminoacideve
-krijimi i një sistemi të fortë imunitar
-rritja e indeve të nënës gjatë shtatzënisë (ndër të tjera ka një rol të rëndësishëm në procesin e ndarjes qelizore)
- krijoimi i kushtece optimale për metabolizmin normal të homocisteinës
- redukton lodhjen
Acidi folik gjithashtu kontribuon në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatzënisë.
Përsa i përket shtatzënisë, tabletat e Acidit Folik duhet të merren nga momenti kur metodat e kontracepsionit nuk përdoren më, deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.