Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Hair & Skin Happy in Pink

Çmimi i zakonshëm 2,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,000.00 Lekë Çmimi i ulur 2,400.00 Lekë
Në ofertë Shitur

 Sprej për flokë dhe trup me aroma lulesh dhe nota frutash të  kuqe (trëndafil, mjedër dhe aromë misku)

Flakon

Përshkrimi

Një arratisje florale dhe vezulluese që ngjall një vorbull ndjesish të këndshme tek ju.

Një vorbull notash mjedre, trendafili dhe misku, një arratisje dehëse lulesh mbështjell trupin dhe flokët tuaj me një vel aromash delikate, femërore të parezistueshme.

Formulë vegane pa përbërës ose derivate me origjinë shtazore.

Me 88% përbërës me origjinë natyrale.

Përdorimi

Sprucojeni sprejin aromatik në të gjithë trupin tuaj (duke shmangur fytyrën, zonat me mukozë dhe sqetullat), flokët dhe rrobat tuaja në çdo kohë të ditës, kudo, falë formatit të lehtë dhe të transportueshëm.

Mund ta spruconi në furçën e flokëve para stilimit për të mbështjellë flokët me një aromë intensive.

Përbërësit

ALCOHOL DENAT., AQUA/WATER, PARFUM/FRAGRANCE, LINALOOL, LIMONENE, CITRAL. [N4110/A]