Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

TIME FILLER Super-Smoothing Mask

Çmimi i zakonshëm 1,040.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,300.00 Lekë Çmimi i ulur 1,040.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë një përdorimëshe me fuqinë e një serumi anti-rrudhë të përqendruar  

 

Sheet mask

Përshkrimi

Një sheet-mask në një formulë që përmban përbërës Lifting dhe mbushës të kombinuar me kolagjen, që zbeh dukshëm rrudhat. Me veprim të dyfishtë:

anti-rrudhë dhe forcues të lëkurës dhe me një përbërës të fuqishëm polisakarid që vepron për të reduktuar dukshëm shfaqjen e shenjave të moshës.

Maska është e ndërtuar me një teknologji me fibra të zeza: një teknologji inovative që i përmbahet në mënyrë të përsosur kontureve të fytyrës për të rritur efikasitetin e formulës.

Përdorimi

Hapet paketimi, shpaloset maska dhe vendoset në fytyrë të pastër. Lihjet të veprojë për 15 minuta. Sigurohuni që serumi i tepërt të përthithet duke e masazhuar me majat e gishtave. Përsëritet një ose dy herë në javë.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, PENTYLENE GLYCOL, CICHORIUM INTYBUS (CHICORY) ROOT EXTRACT, POLYSORBATE 20, HYDROLYZED COLLAGEN, XANTHAN GUM, PARFUM (FRAGRANCE), FUCOSE, TETRASODIUM GLUTAMATE DIACETATE, CITRIC ACID, GLUCONOLACTONE, HYDROLYZED WHEAT PROTEIN, CAESALPINIA SPINOSA GUM, SODIUM BENZOATE, BENZYL ALCOHOL, LACTIC ACID, DEHYDROACETIC ACID, CALCIUM GLUCONATE, POTASSIUM SORBATE