Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

TIME FILLER Smoothing Anti_Ageing Essence Lotion

Çmimi i zakonshëm 3,680.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 4,600.00 Lekë Çmimi i ulur 3,680.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Locion parapërgatitor anti- moshë  për lëkurë të lëmuar, të hidratuar dhe rrezatuese 

Flakon

Përshkrimi

Përgatit lëkurën në mënyrë të përkryer për të marrë kujdesin e përditshëm të rutinës suaj të bukurisë dhe për të maksimizuar përfitimet e tyre.
Formula e tij bazohet në një ekstrakt të fuqishëm bimor që nxit kolagjenin, veprimi i të cilit është i ngjashëm me atë të retinolit, një përbërës aktiv anti-moshë standard i njohur për vetitë e tij kundër rrudhave dhe zbutës. Këtij kombinimi i shtohet një kompleks hidratues [si NMF*] që imiton aftësinë natyrale të lëkurës për të mbajtur ujin, për lëkurë të hidratuar për 24 orë dhe një barrierë të përforcuar të lëkurës.
NCEF rigjallërues- zemra e formulës së FILORGA-s dhe glukonolaktoni, një eksfoliant natyral largojnë qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.

Rezultate të dukshme nga aplikimi i parë:
90% e përdoruesve vërejnë se lëkura e tyre është e freskët dhe e hidratuar.
Formuluar me 87% përbërës me origjinë natyrale.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe në mbrëmje, si hapi i parë në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.Hidhen disa pika locion në pëllëmbën e dorës dhe më pas aplikohen në të gjithë fytyrën dhe dekoltene. Nuk shpëlahet.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, METHYLPROPANEDIOL, 1,2-HEXANEDIOL, ISOPENTYLDIOL, GLUCONOLACTONE, POLYSORBATE 20, SACCHARIDE ISOMERATE, SODIUM HYDROXIDE, CHONDRUS CRISPUS (CARRAGEENAN) POWDER, VIGNA ACONITIFOLIA SEED EXTRACT, PARFUM (FRAGRANCE), O-CYMEN-5-OL, MALTODEXTRIN, ADENOSINE, SUCROSE PALMITATE, GLUCOSE, SODIUM HYALURONATE, GLYCERYL LINOLEATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SODIUM CHLORIDE, CITRIC ACID, SODIUM CITRATE, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM CHLORIDE, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TOCOPHEROL, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID.