Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

TIME FILLER SHOT 5XP Concentrated Serum

Çmimi i zakonshëm 5,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,500.00 Lekë Çmimi i ulur 5,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum i përqendruar me veprim të shpejtë korrigjues i rrudhave të mimikës në fytyrë

Flakon

Përshkrimi

TIME-FILLER SHOT 5XP është për ata që shqetësohen nga rrudhat e tyre të shprehjes, mimikës dhe nuk janë ende gati për injeksione, ose janë në kërkim të një alternative kozmetike.
Alternativa Filorga ndaj injeksioneve rimbushese që korrigjon 5 lloje të rrudhave të shprehjes me një kompleks neuropeptid REDUKTUES për trajta të relaksuara.

Një aplikues unik metalik” si shiringë ” që targeton saktësisht rrudhat (për aplikim preciz mbi rrudhat)

Ky është serumi i parë i FILORGA i frymëzuar nga injeksionet e Botox (toksinës botulinike) i krijuar për të korrigjuar 5 llojet e rrrudhave te mimikes:

-Rrudhat në ballë
-Rrudhat e shqetësimit, të njohura ndyshe si rrudhat e luanit (në formën e numrit 11)
-Rrudhat e këndit të syritipërme të buzës
-Rrudhat e marionetës (rrudhat nazo-labiale)

Formula përmban:
1.NJË KOMPLEKS NEUROPEPTID QË ZBUT: OKTAPEPTID + HEKSAPEPTID
Përmirëson relaksimin e muskujve
Redukton pamjen e rrudhave të shprehjes
Zbut lëkurën e ashpër dhe rrit trashësinë e epidermës

2.POLISAKARIDET NATYRALE MBROJTËSE PËR HIDRATIM TË MENJËHERSHËM DHE AFATGJATË:
Film molekular hidratues që formohet në sipërfaqen e lëkurës për hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë

3. NJË FERMENT DETAR TONIFIKUES PËR QËNDRUESHMËRI TË SHTUAR
Rrit depërtimin e përbërësve aktivë
Përmirëson tonin e muskujve
Ofron mbështetje shtesë për lëkurë më të forte

Formula TIME-FILLER SHOT 5-XP nuk përmban silikon, paraben ose përbërës me origjinë shtazore.

Rezultatet e dukshme të vërejtura nga përdorueset* pas 7 ditëve të përdorimit dy herë në ditë:

-84% panë tipare të relaksuara
-87% panë lëkurë më të lëmuar
-93% panë se nuk u shfaqën rrudha të reja shprehjeje pas 14 ditëve

Me një teknikë aplikimi që i ngjan asaj të një shiringe, TIME-FILLER SHOT 5-XP rikrijon mënyrën e aplikimit të trajtimeve kundër rrudhave dhe jep dozën e saktë të nevojshme për të zbutur rrudhat e mimikes.
Ka një “grykë” metalike të ftohtë dhe qetësuese për të shpërndarë një teksture të lehtë serumi-xheli që përthithet shpejt, duke mos lënë mbetje të yndyrshme në lëkurë.


Përdorimi

Dy herë në ditë, aplikojeni lokalisht mbi rrudhat dhe masazhojeni serumin në lëkurë të thatë dhe të pastër me gishta derisa të përthithet.

Përbërësit

Aqua (Water, Eau), Pentylene Glycol, Glyceryl Isostearate, Isostearyl Isostearate, C13-15 Alkane, Betaine, Glycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Methyl Gluceth-20, Oryza Sativa (Rice) Starch, Polyglyceryl-3 Laurate, Caprylyl Glycol, Sodium Levulinate, Levulinic Acid, Parfum (Fragrance), Polyglyceryl-6 Oleate, Hydrolyzed Wheat Protein, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Soy Protein, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Potassium Sorbate, Butylene Glycol, Pectin, Hydroxyethylcellulose, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Sodium Benzoate, Arginine, Proline, Serine, Sodium Hydroxide, Glucose, Acetyl Octapeptide-3, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Sodium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Tocopherol, Disodium Phosphate, Polysorbate 60, Sodium Phosphate.