Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

TIME FILLER INTENSIVE Wrinkle Multi-Correction Serum

Çmimi i zakonshëm 6,160.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 7,700.00 Lekë Çmimi i ulur 6,160.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum multi-korrigjues, që redukton  të gjitha llojet e rrudhave në 7 ditë 

Flakon

Përshkrimi

Ky serum anti-moshë për fytyrën është frymëzuar nga teknikat e mjekësisë estetike për korrigjimin intensiv të të gjitha llojeve të rrudhave.


-Për rrudhat e mimikës, një heksapeptid për të relaksuar tiparet.
-Për rrudhat e thella, peptide të fuqishme për të mbushur rrudhat e theksuara në fytyrë, të kombinuara me acidin hialuronik të kapsuluar për të hidratuar thellësisht lëkurën.
-Për rrudhat sipërfaqësore, një përbërës aktiv me efekt peeling për të lëmuar relievin e lëkurës.
-Për rrudhat nga dehidratimi, një ekstrakt bimor kap ujin për t'i reduktuar ato.
-Për rrudhat e "gushës", një përbërës aktiv ristrukturues për të zbutur linjat e gushës.

Formula është përforcuar me polisakaride me efekt Lifting për reduktim të shpejtë të rrudhave.

Me një teksturë ultra të lehtë.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe në mbrëmje, para përkujdesjes së përditshme, në të gjithë fytyrën dhe dekoltenë.

Ngrohet produkti midis duarve dhe shpërndahet butësisht nga qendra e fytyrës drejt skajeve. Më pas, masazhohet lëkura nga fundi i dekoltesë me lëvizje për lart.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERETH-26, BUTYLENE GLYCOL, GLYCERIN, SQUALANE, PENTYLENE GLYCOL, IMPERATA CYLINDRICA ROOT EXTRACT, PHENOXYETHANOL, AVENA SATIVA (OAT) KERNEL EXTRACT, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, SUCROSE PALMITATE, PPG-26-BUTETH-26, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PARFUM (FRAGRANCE), PEG-40 HYDROGENATED CASTOR OIL, XANTHAN GUM, GLYCERYL LINOLEATE, O-CYMEN-5-OL, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SODIUM CHLORIDE, CARBOMER, HYDROGENATED VEGETABLE OIL, SODIUM HYDROXIDE, ANIGOZANTHOS FLAVIDUS EXTRACT, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM LACTATE, POLYSORBATE 20, SODIUM CITRATE, CRITHMUM MARITIMUM EXTRACT, GLUCOSE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, SODIUM HYALURONATE, CITRIC ACID, POTASSIUM CHLORIDE, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, ACETYL HEXAPEPTIDE-8, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TOCOPHEROL, LYSINE HCL, ARGININE HCL, PALMITOYL TRIPEPTIDE-1, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, PALMITOYL TETRAPEPTIDE-7, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, BIOTIN, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID