Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

SKIN UNIFY Illuminating Even Skin Tone Cream

Çmimi i zakonshëm 6,320.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 7,900.00 Lekë Çmimi i ulur 6,320.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje dite parandaluese, reduktuese e njollave të errëta, dritë dhënëse dhe njëtrajtësuese e ngjyrës së lëkurës 

Vazo

Përshkrimi

Hidratues i përditshëm që ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e shfaqjes së njollave të errëta.

Ai përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës duke ndihmuar në njëtrajtesimin dhe ndriçimin e lëkurës për një pamje më të ndritshme dhe të unifikuar.

I frymëzuar nga tre teknika të mjekësisë estetike, ai përmban një formulë të fuqishme me veprim të trefishtë:
-Achillea millefolium ka veti eksfoliuese duke ndihmuar në njëtrajtësimin dhe lëmimin e lëkurës;
-Cystoseira tamariscifolia, ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe hiperpigmentimeve. Ai jo vetëm që ndihmon në kontrollin e melanogjenezës, por gjithashtu aktivizon zbërthimin e melanosomeve duke çuar në një çehre më të shndritshme, me shkëlqim dhe të unifikuar;
-Acidi hialuronik i kapsuluar jo vetëm që hidraton thellësisht, por gjithashtu e bën dukshëm lëkurën më rrezatuese dhe më të lëmuar;
-Glycyrrhiza glabra ndihmon në unifikimin e tonit të lëkurës duke penguar sintezën e melaninës;
-Agjentët "Soft fokus" ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe ndriçojnë menjëherë çehren;
-Vitamina C jo vetëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira, por gjithashtu ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit. Ndihmon në luftimin e shenjave të moshës dhe lodhjes, redukton njollat e errëta dhe ndriçon ngjyrën e lëkurës, përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës.

Me një teksturë kremoze, që lë një përfundim jashtëzakonisht të rehatshëm në lëkurë, ky hidratues kujdeset për lëkurën tuaj duke stimuluar shqisat tuaja.

Duke kombinuar një formulë të fuqishme me një përvojë të këndshme ndijore, është ideale jo vetëm për të parandaluar dhe zvogëluar shfaqjen e njollave të errëta, por edhe për të ndriçuar në çast çehren tuaj.

Përdorimi

Aplikohet si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë më parë. Masazhohet butësisht në lëkurën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë derisa të përthithet plotësisht. Përdorni gjithmonë përkujdesje mbrojtëse nga dielli në mëngjes për të ndihmuar në parandalimin e krijimit të njollave të mëtejshme.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), BUTYLENE GLYCOL, SQUALANE, DICAPRYLYL CARBONATE, MYRISTYL MYRISTATE, C12-16 ALCOHOLS, PENTYLENE GLYCOL, SUCROSE PALMITATE, DIMETHICONE, GLYCERYL STEARATE, PEG-100 STEARATE, PHENOXYETHANOL, HYDROGENATED LECITHIN, PALMITIC ACID, GLYCERIN, POLYACRYLATE-13, BISABOLOL, GLYCERYL LINOLEATE, PARFUM (FRAGRANCE), POLYISOBUTENE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, TOCOPHERYL ACETATE, SODIUM POTASSIUM ALUMINUM SILICATE, XANTHAN GUM, O CYMEN-5-OL, SODIUM CHLORIDE, POLYSORBATE 20, SORBITAN ISOSTEARATE, CI 77891 (TITANIUM DIOXIDE), SILICA, BENZYL ALCOHOL, GLYCYRRHIZA GLABRA (LICORICE) ROOT EXTRACT, MAGNESIUM ASCORBYL PHOSPHATE, SODIUM HYALURONATE, CITRIC ACID, POTASSIUM SORBATE, CYSTOSEIRA TAMARISCIFOLIA EXTRACT, ACHILLEA MILLEFOLIUM EXTRACT, GLUCOSE, POTASSIUM CHLORIDE, CALCIUM CHLORIDE, TOCOPHEROL, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, UNDARIA PINNATIFIDA EXTRACT, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID.