Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

SKIN PREP Perfecting Cleansing Oil

Çmimi i zakonshëm 2,560.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë Çmimi i ulur 2,560.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj pastrues, demakijues, perfeksionues i lëkurës me Omega 6

Flakon

Përshkrimi

Kjo përkujdesje vajore pastron fytyrën duke shpërbërë në mënyrë efikase makijazhin, përfshirë edhe atë rezistent ndaj ujit, teksa eliminon sebumin e tepërt, ushqen dhe qetëson lëkurën.

E frymëzuar nga teknikat e pastrimit të përdorura në sallonet e bukurisë dhe e përqendruar në Omega 6, ky vaj pastrues perfeksionues ka veti të shkëlqyera hidratuese dhe zbutëse.

Falë përmbajtjes së tij me vitaminë E, ai gjithashtu ka një efekt rikonstruktues dhe rigjenerues në lëkurë.

Krijuar për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën dhe sytë e ndjeshëm.

Që nga përdorimi i parë: 91% e përdoruesve shprehen se vaji eliminon papastërtitë

94% prej tyre vërejnë se lëkura është më e lëmuar.

Pas 7 ditësh përdorimi: 91% e përdoruesve vlerësojnë se lëkura e tyre duket e rigjeneruar, 88% e shohin atë më rrezatuese.


Formuluar me përbërës 100% natyralë.
Nuk bllokon poret.
Pa aromë.
Pa vajra minerale.
Testuar në lëkurë të ndjeshme.
Yuka 100/100

Përdorimi

Ky pastrues vajor është një përkujdesje perfekte për të filluar protokollin tuaj të pastrimit me Skin Prep, para shkumës pastruese enzimatike ose xhelit pastrues AHA për fytyrën.
Masazhohet butësisht vaji në lëkurën e thatë, m epak lagen pak duart dhe vahdohet masazhimi derisa të kthehet në qumësht dhe me pas shpëlahet fytyra me ujë.

Përbërësit

HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, DECYL OLEATE, POLYGLYCERYL-4 OLEATE,
POLYGLYCERYL-2 SESQUIOLEATE, AQUA (WATER, EAU), TOCOPHEROL, HYDROGENATED PALM GLYCERIDES CITRATE.