Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

SKIN PREP Micellar Solution

Çmimi i zakonshëm 2,160.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,160.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Ujë micelar, pastrues, demakijues, hidratues 

Flakon

Përshkrimi

FILORGA SKIN-PREP MICELLAR SOLUTION është një ujë micelar 3-në-1 që pastron, demakijon dhe hidraton.

E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe e sigurt për të demakijuar edhe sytë.

E pasur me përbërës aktivë hidratues dhe qetësues [trehalose + rhamnose] për një lëkurë dukshëm më të re, ajo e lë fytyrën plotësisht të pastruar dhe gati për të përdorur përkujdesjet e tjera ditore të fytyrës.

REZULTATET

Pas 7 ditësh aplikimi, dy herë në ditë:
lëkura ndihet më e rehatshme: 91%
papastërtitë të eleminuara dhe sebum i reduktuar: 82%

Përmban 99% përbërës me origjinë natyrale

Pa sulfate

Yuka 79/100

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, duke përdorur një disk pambuku.
Përsëriteti aplikimi derisa disku i pambukut të jetë plotësisht i pastër.

Përbërësit

Aqua (Water, Eau), Propanediol, Sodium Citrate, Trehalose, Disodium Edta, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, Zinc PCA, Cetrimonium Bromide, Citric Acid, Rhamnose, Glucose, Glucuronic Acid.