Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

SKIN PREP Enzymatic Exfoliating Cream

Çmimi i zakonshëm 2,560.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë Çmimi i ulur 2,560.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Pastrues enzimatik në trajtë kremi me veti eksfoliuese

Tubet

Përshkrimi

Ky krem është një eksfoliues fytyre me veprim intensiv që synon komedonet dhe poret për një efekt të menjëhershëm të lëkurës së re.

E frymëzuar nga teknikat e pastrimit të përdorura në sallonet e bukurisë, formula e saj kombinohet me një kompleks enzimatik [enzima - papainë e stabilizuar] dhe perla të rërës vullkanike, për një eksfolim të dyfishtë mekanik dhe enzimatik që promovon pastrimin e thellë.

E pasur me Niacinamide me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, i lejon lëkurës të qëndrojë e hidratuar falë veprimit të butë dhe respektit të plotë për barrierën e lëkurës.

Krijuar për të gjitha llojet e lëkurës.

Që nga përdorimi i parë:

100% e përdoruesve shprehen se kjo përkujdesje pastron në thellësi,

91% e tyre vërejnë një efekt të menjëhershëm të rinovimit të lëkurës.

Pas 7 ditësh përdorimi:

97% e përdoruesve shprehen se sipërfaqja e lëkurës së tyre është më e butë,

91% e përdoruesve i kanë poret e tyre më pak të dukshme.

Formuluar me 95% përbërës me origjinë natyrale.
Testuar në lëkurë të ndjeshme.
Me teksturë kremi eksfoliues shkrihet me eksfolim të dyfishtë mekanik dhe enzimatik.
YUKA 100/100

Tubeti përmban 30% paketim të ricikluar

Përdorimi

Përdoret dy herë në javë si hapi i fundit i rutinës së pastrimit SKIN-PREP, pas vajit pastrues apo shkumës pastruese enzimatike.

Aplikohet një sasi e vogël kremi në fytyrë të lagur, lihet të veprojë për 2 minuta, masazhohet me lëvizje rrethore dhe pastaj shpëlahet. Të shmanget zona përreth syve.

Përbërësit

AQUA (WATER) 3
(BISMUTH OXYCHLORIDE), CITRIC ACID, PARFUM (FRAGRANCE), SODIUM BENZOATE,
TOCOPHERYL ACETATE, ACACIA SENEGAL GUM, SHELLAC, .