Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

SKIN PREP Enzimatic Cleansing Foam

Çmimi i zakonshëm 2,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,000.00 Lekë Çmimi i ulur 2,400.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Shkumë pastruese, lëmuese, dritëdhënëse

Flakon

Përshkrimi

Shkuma pastruese enzimatike është një pastrues fytyre me efekt rinovues për lëkurën demakijon, pastron, largon grimcat e ndotjes, nxit rinovimin e qelizave, redukton madhësinë e poreve dhe njëtrajtëson relievin e lëkurës.

Kjo përkujdesje pastruese në trajtë shkume ajrore, e frymëzuar nga teknikat e pastrimit që përdoren në klinikat estetike, rrit procesin natyral të eliminimit të qelizave të vdekura falë një enzime të pranishme në formulim, papainës së stabilizuar, për një lëkurë më të shëndetshme dhe një çehre rrezatuese.

E krijuar për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën dhe sytë e ndjeshëm, kjo shkumë pastruese ka një teksturë kremoze.

REZULTATET

Nga përdorimi i parë:
100% e përdoruesve e vlerësojnë lëkurën të pastruar plotësisht
91% pore të ngushtuara,
94% çehre më e freskët.


Pas 7 ditësh përdorimi 2 herë në ditë:
91% sipërfaqe më e lëmuar e lëkurës
94% lëkurë më e pastër

Përdorimi

Kjo shkumë pastruese demakijuese përdoret si hapi i dytë në rutinën e pastrimit Skin Prep, pas vajit pastrues, locionit micelar dhe para kremit eksfoliant.

Aplikohet në lëkurën e lagur, masazhohet për 30 sekonda, pastaj shpëlahet. E përshtatshme për përdorim në mëngjes dhe në mbrëmje.

Përbërësit

Aqua (Water, Eau), Glycerin, Decyl Glucoside, Disodium Cocoyl Glutamate,Caprylyl/Capryl Glucoside, Sodium Chloride, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Citric Acid, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Sodium Cocoyl Alaninate, Parfum (Fragrance), Sodium Benzoate, Papain, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Algin.