Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

SKIN PREP AHA Cleansing Gel

Çmimi i zakonshëm 2,560.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë Çmimi i ulur 2,560.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues, matifikues dh lëmues me AHA,  për lëkurat me imperfeksione 

Flakon

Përshkrimi

Ideale për lëkurë mikse deri në të yndyrshme që përfshin:

- 3 AHA [acid mandelik + acid citrik + acid glikolik] që kanë një madhësi të vogël molekulare për të ndihmuar në stimulimin e rinovimit të qelizave në lëkurën më të trashë dhe te yndyrshme.

-1 PHA [glukonolakton] me një madhësi molekulare më të madhe për të eksfoluar në sipërfaqe.

Teksturë xheli që bëhet shkumë me kontakt me ujin.

Jo komedogjenike.

Përmban 91% përbërës me origjinë natyrale
YUKA 93/100
Flakoni përmban 30% paketim të ricikluar

Përdorimi

Ky pastrues fytyre përdoret si hapi i dytë i rutinës së pastrimit me përkujdesjet SKIN-PREP, pas ujit micelar ose vajit pastrues si dhe para kremit eksfoliant.

Aplikohet produkti në lëkurën e lagur dhe masazhohet për 30 sekonda.

Xheli shndërrohet në shkumë, pastaj shpëlahet.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, DISODIUM COCOYL GLUTAMATE, GLUCONOLACTONE, COCAMIDOPROPYL BETAINE, NIACINAMIDE, SODIUM CITRATE, ANCE), TREHALOSE, UREA, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, GLYCOLIC ACID, AZELAIC ACID, MANDELIC ACID, PENTYLENE GLYCOL, SERINE, MALTODEXTRIN, BIXA ORELLANA SEED EXTRACT, O-CYMEN-5-OL, ALGIN, DISODIUM PHOSPHATE, GLYCERYL POLYACRYLATE, PULLULAN, SODIUM HYALURONATE, HYDROLYZED SOY FLOUR, POTASSIUM PHOSPHATE, 1,2-HEXANEDIOL, DIPEPTIDE DIAMINOBUTYROYL BENZYLAMIDE DIACETATE.