Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

Scrub & Mask Reoxygenating Exfoliating Mask

Çmimi i zakonshëm 4,480.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 5,600.00 Lekë Çmimi i ulur 4,480.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë 2 në 1: rioksigjenuese, eksfoliuese kundër rrudhave

Vazo

Përshkrimi

Një maskë speciale me veprim të dyfishtë, për një lëkurë të shëndetshme.

Veprimi i dyfishtë eksfoliues fillon me një pastrim duke sjellë një efekt intensiv " lëkurë e rinuar" :

-sferat e perlitit eksfoliojnë butësisht lëkurën teksa një enzimë proteolitike stimulon deskuamimin e lëkurës.

Pasi përfundon eksfolimi, tekstura e maskës shndërrohet në një shkumë aktive për kujdesin e lëkurës: mikro-flluska të oksigjenit lirohen kështu për të lejuar që lëkura e lodhur të marrë frymë.

Kur flluskat fillojnë të bëhen më pak të dukshme, është koha e duhur për t'a shpëlarë fytyrën.

Rezultati:
93% e grave vërejnë një efekt pastrimi dhe reduktim të poreve, ndërsa 86% e vlerësojnë lëkurën të rioksigjenuar.

E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

E testuar nën kontroll dermatologjik.

Përdorimi

Maska përdoret dy herë në javë si një shtresë e trashë në lëkurë. Masazhohet butësisht në lëkurë të pastër.

Pasi të jetë bërë eksfolimi, duhet te pritet derisa tekstura e maskës të shndërrohet në një shkumë për kujdesin e lëkurës. Kur flluskat janë reduktuar, është koha për ta shpëlarë fytyrën.

Të shmanget ekspozimi në rrezet e diellit pas aplikimit të produktit.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), PROPANEDIOL, GLYCERIN, PHENYL TRIMETHICONE, ASCORBYL GLUCOSIDE, DICAPRYLYL CARBONATE, SODIUM CHLORIDE, PHENOXYETHANOL, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, BUTYLENE GLYCOL, CARBOMER, SODIUM HYDROXIDE, PARFUM (FRAGRANCE), SUCROSE PALMITATE, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, ETHYLHEXYL SALICYLATE, CHLORPHENESIN, LECITHIN, PENTYLENE GLYCOL, GLUCOSE, DISODIUM EDTA, GLYCERYL LINOLEATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, BUTYL METHOXYDIBENZOYLMETHANE, POLYSORBATE 20, AQUA (WATER, EAU), PERFLUOROHEXANE, PROPANEDIOL, PROTEASE, PERLITE, SODIUM POYLACRYLATE, POLYSORBATE 20, BUTYLENE GLYCOL, PERFLUORODECALIN, POLYACRYLATE-13, DECYL GLUCOSIDE, BENZYL ALCOHOL, PERFLUOROMETHYLCYCLOPENTANE, POLYISOBUTENE, PARFUM (FRAGRANCE), POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, CHLORPHENESIN, SUCROSE PALMITATE, CITRIC ACID, CI 77891 (TITANIUM DIOXIDE), DISODIUM EDTA, SORBITAN ISOSTEARATE, GLYCERYL LINOLEATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SODIUM CHLORIDE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, GLUCOSE, PHENOXYETHANOL, SODIUM HYALURONATE, POTASSIUM CHLORIDE, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TOCOPHEROL, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID