Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

Filorga Optim-Eyes Anti-Aging & Brightening Eye Mask

Hidraton-Korrigjon-Freskon

Çmimi i zakonshëm 880.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,100.00 Lekë Çmimi i ulur 880.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë për zonën rreth syve që redukton ënjtjen, rrathët e zinj dhe rrudhat e holla rreth syve për një pamje më të ndritshme dhe më të freskët.

sheet mask

Përshkrimi

Filorga Optim-Eyes Anti-Aging & Brightening Eye Mask 6ml është një maskë në formë “flete” për konturin e syve, e krijuar për të ofruar veprim intensiv të  trefishtë kundër ënjtjes, rrathëve të zinj dhe rrudhave të holla brenda vetëm 15 minutash.

Ideal për këdo që kërkon të freskojë shpejt zonën e syve dhe të rikthejë një pamje më rinore.

E pasuruar me peptide detare, acid hialuronik dhe antioksidues (ekstrakt shafrani), maska OPTIM-EYES vepron në zonën e konturit të syve dhe ofron veprim intensiv korrigjues ndaj rrathëve të zinj, ënjtjes dhe rrudhave.

E përshtatshme për lëkurë të ndjeshme.

E krijuar nga fibra Lyocell 100% natyrale të nxjerra nga gjethet e eukaliptit. Fibra e saj ultra-elastike siguron ngjitje të mirë në lëkurë dhe përshtatje precize që ndjek në mënyrë perfekte konturet e fytyrës, duke garantuar shpërndarje optimale të përbërësve aktivë.

E testuar nën kontroll oftalmologjik.

Përdorimi

Aplikojeni maskën OPTIM-EYES në lëkurën e pastruar rreth zonës së syve, lëreni të veprojë për 15 minuta, më pas hiqeni dhe masazhoni butësisht esencën e mbetur në lëkurë.  




Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, PENTYLENE GLYCOL, POLYSORBATE 20, CITRIC ACID, CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT, PROPANEDIOL, XANTHAN GUM, SODIUM HYALURONATE, TETRASODIUM GLUTAMATE DIACETATE, PARFUM (FRAGRANCE), SODIUM HYDROXIDE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES, SODIUM CITRATE, LINALOOL, SOLUBLE COLLAGEN, LINALYL ACETATE, SODIUM BENZOATE, PHYTIC ACID, SOPHORA JAPONICA FLOWER EXTRACT