Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

NCEF Supreme Multi-Correction Serum

Çmimi i zakonshëm 7,840.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 9,800.00 Lekë Çmimi i ulur 7,840.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum rivitalizues që ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës dhe atyre të lodhjes për një lëkurë me  pamje të ndritshme dhe më të re 

Flakon

Përshkrimi

Është serumi i përsosur për të ndihmuar në riparimin dhe rivitalizmin e lëkurës gjatë periudhave stresuese. Me një formulë unike, të frymëzuar nga mjekësia estetike, është në gjendje të trajtojë shenjat e moshës dhe lodhjes duke i dhënë lëkurës një pamje të ndritshme dhe më të re. Retinoli i kapsuluar dhe nje kompleks ADN bimor,stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës së lëkurës.Këta përbërës aktivë ndihmojnë në reduktimin e rrudhëzave dhe rrudhave më të thella dhe rrisin elasticitetin e lëkurës për t'a bërë atë më të fortë dhe më të lëmuar. I pasur me vitaminë C, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës dhe ndriçimin e menjëhershëm të saj. Ultra i përqendruar në Kompleksin NCEF, është në gjendje të përmirësojë pamjen e përgjithshme të lëkurës. Depërton thellësisht në lëkurë duke ndihmuar në rinovimin,shkëlqimin dhe rigjallërimin e saj.Formuluar me 90% përbërës me origjinë natyrale.
I testuar nën kontroll dermatologjik.

Përdorimi

Përdoret si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë më parë. Masazhohet lehtë derisa të përthithet plotësisht.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), PROPANEDIOL, GLYCERIN, PHENYL TRIMETHICONE, ASCORBYL GLUCOSIDE, DICAPRYLYL CARBONATE, SODIUM CHLORIDE, PHENOXYETHANOL, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, BUTYLENE GLYCOL, CARBOMER, SODIUM HYDROXIDE, PARFUM (FRAGRANCE), SUCROSE PALMITATE, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, ETHYLHEXYL SALICYLATE, CHLORPHENESIN, LECITHIN, PENTYLENE GLYCOL, GLUCOSE, DISODIUM EDTA, GLYCERYL LINOLEATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, BUTYL METHOXYDIBENZOYLMETHANE, POLYSORBATE 20, POTASSIUM CHLORIDE, DIETHYLHEXYL SYRINGYLIDENEMALONATE, ALCOHOL, CITRIC ACID, RETINOL, SODIUM LACTATE, CALCIUM CHLORIDE, BENZOPHENONE-4, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, SODIUM CITRATE, SOLUBLE COLLAGEN, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, SODIUM PHOSPHATE, SODIUM HYALURONATE, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, DIPEPTIDE DIAMINOBUTYROYL BENZYLAMIDE DIACETATE, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, POTASSIUM SORBATE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, DNA, TRITICUM VULGARE (WHEAT) GERM EXTRACT, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, TRIS(TETRAMETHYLHYDROXYPIPERIDINOL) CITRATE, TRITICUM VULGARE (WHEAT) GERM PROTEIN, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, TOCOPHEROL, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, PALMITOYL TRIPEPTIDE-1, SODIUM GLUCURONATE, PALMITOYL TETRAPEPTIDE-7, THIAMINE DIPHOSPHATE, CI 17200 (RED 33), RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID.