Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

NCEF Essence Multi-Correction Lotion

Çmimi i zakonshëm 5,040.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,300.00 Lekë Çmimi i ulur 5,040.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Locion rigjenerues për fytyrën që hidraton lëkurën dhe e përgatit atë për produktet e metejshme të kujdesit të lëkurës  

Flakon

Përshkrimi

Rinovon dhe ringjall ngjyrën e lëkurës, përmirëson hidratimin dhe ndriçimin e lëkurës duke i dhënë asaj një pamje rrezatuese dhe të rinovuar, ditë pas dite. Formula e saj unike është në gjendje jo vetëm të ndihmojë në hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës, por edhe të ndriçojë çehren. Me teknologjinë Aqua MX, hidraton thellësisht lëkurën në vetëm 30 minuta. Falë një polisakaridi që ka një veprim kundër ndotjes dhe detoksifikues, ndihmon në mbrojtjen dhe ndriçimin e lëkurës. Prania e Kompleksit NCEF në formulim, ndihmon në rinovimin dhe rigjallërimin e lëkurës, duke përmirësuar pamjen e përgjithshme të saj. Për më tepër, tekstura e saj ujore ultra e freskët gjithashtu lejon lëkurën të marrë më mirë përbërës të tjerë aktivë që përmirësojnë veprimin e tyre. Prandaj, duhet të aplikohet si para-serum, pas pastrimit dhe para serumit ose hidratuesit.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në lëkurë të pastruar përpara se të aplikohet serumi dhe/ose kremi për kujdesin e lëkurës. Hidhet pak esencë në pëllëmbën e dorës dhe më pas aplikohet me trokitje të lehta me majat e gishtave në të gjithë fytyrën derisa të përthithet plotësisht.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, BUTYLENE GLYCOL, CAPRYLOYL GLYCINE, CITRIC ACID, DIMETHICONE PEG-7 PHOSPHATE, SODIUM HYDROXIDE, SODIUM POLYACRYLATE STARCH, ETHYLHEXYL SALICYLATE, DISODIUM EDTA, PARFUM (FRAGRANCE), SODIUM CHLORIDE, SUCROSE PALMITATE, CETRIMONIUM BROMIDE, CAESALPINIA SPINOSA GUM, BUTYL METHOXYDIBENZOYLMETHANE, SALVIA SCLAREA (CLARY) EXTRACT, GLYCERYL LINOLEATE, DIETHYLHEXYL SYRINGYLIDENEMALONATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, POTASSIUM SORBATE, SODIUM BENZOATE, GLUCOSE, CYAMOPSIS TETRAGONOLOBA (GUAR) GUM, XANTHAN GUM, ALTEROMONAS FERMENT EXTRACT, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, POTASSIUM CHLORIDE, CALCIUM CHLORIDE, PHENOXYETHANOL, SODIUM HYALURONATE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, SODIUM PHOSPHATE, ALCOHOL, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TRIS(TETRAMETHYLHYDROXYPIPERIDINOL) CITRATE, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, TOCOPHEROL, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, CI 17200 (RED 33), SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID.