Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

NCEF-REVITALIZE Anti-aging Polyrevitalizing Serum

Lëmon lëkurën-Njëtrajtëson-Ndriçon

Çmimi i zakonshëm 7,920.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 9,900.00 Lekë Çmimi i ulur 7,920.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum poli-revitalizues me veti anti-moshë, forcuese dhe rigjallëruese

Flakon

Përshkrimi

Po aq efektive sa injeksionet estetike,ky serum lëmon, njëtrajtëson dhe ndriçon lëkurën

Filorga NCEF-Revitalize Anti-Aging Polyrevitalizing Serum është krijuar posaçërisht për të luftuar shenjat e moshës dhe për të përmirësuar elasticitetin, uniformitetin dhe shkëlqimin e lëkurës.
Ky serum përmban një formulë shumë të përqendruar dhe të pasur me NCEF, një kompleks ekskluziv në pritje për patentë, i zhvilluar nga FILORGA dhe i frymëzuar nga injeksione rivitalizuese kundër plakjes.
Një nga veçoritë kryesore të këtij produkti qëndron në teknologjinë e tij inovative të kapsulimit përmes kronosferave që lejon depërtimin më të mirë të këtyre përbërësve aktivë në shtresën epidermale të lëkurës për të përmirësuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe për të forcuar barrierën e lëkurës, për lëkurë më të lëmuar, më të njëtrajtshme dhe më të ndritshme. Në të njëjtën kohë, ky kompleks rrit mbrojtjen antioksidante dhe forcon barrierën e lëkurës Ka një teksturë ultra të lehtë që jo të yndyrshme dhe aspak ngjitëse, për një përfundim të butë dhe me shkëlqim të menjëhershëm dhe një përvojë të këndshme aplikimi, duke lejuar që serumi të përthithet shpejt.
Rezultatet
Pas 9 javësh aplikimi, NCEF-REVITALIZE SERUM ofron përmirësime të krahasueshme me injeksionin estetik në pamjen e lëkurës.
Pas vetëm 7 ditësh:
91% të përdoruesve panë një strukturë më të lëmuar të lëkurës
94% të përdoruesve panë lëkurë më të zhdërvjellët
91% të përdoruesve panë tonalitet të njëtrajtshëm
94% të përdoruesve vunë re një efekt rigjallërues
Pas 28 ditësh:
97% të përdoruesve panë lëkurë më të tonifikuar
91% të përdoruesve panë lëkurë më rrezatuese
91% të përdoruesve panë lëkurë dukshëm më të njëtrajtshme
94% të përdoruesve panë lëkurë më të bukur
88% të përdoruesve panë lëkurë më të shëndetshme

Përbërësit kryesorë
-10% NCEF është një kompleks ekskluziv që përmban 10 përbërës, ndër të cilët janë aminoacide, vitamina, koenzima, minerale, antioksidantë dhe acid hialuronik me peshë të ulët molekulare. Ky kompleks përmireson dukshëm pamjen e përgjithshme të lëkurës, duke e rinovuar dhe rigjallëruar ;
-Ekstrakti i fermentit detar fuqizon qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës;
-Acidi hialuronik me peshë të lartë molekulare hidraton dhe zbut lëkurën, duke reduktuar rrjedhimisht shfaqjen e rrudhezave të holla.

Përdorimi

Aplikoni serumin në mëngjes dhe mbrëmje, në fytyrë të pastruar paraprakisht.

Përbërësit

AQUA (WATER) DIOLEATE, CARNOSINE, SODIUM PCA, MANNITOL, SODIUM HYALURONATE, TOCOPHERYL ACETATE, PENTYLENE GLYCOL, ARGININE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, BENZOTRIAZOLYL DODECYL P-CRESOL, XANTHAN GUM, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, ADENOSINE, POLYGLYCERYL-10 DIPALMITATE, SILYBUM MARIANUM EXTRACT, GLYCERYL CAPRYLATE, DIPEPTIDE DIAMINOBUTYROYL BENZYLAMIDE DIACETATE, TOCOPHEROL, BENZOIC ACID, GLYCINE, PSEUDOALTEROMONAS FERMENT EXTRACT, MAGNESIUM SULFATE, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, ERGOTHIONEINE, CI 17200 (RED 33).