Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

Filorga Micellar Solution

Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,500.00 Lekë Çmimi i ulur 2,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Solucion micelar pastrues, demakijues, për të gjitha tipet e lëkurave 

Përshkrimi

Pastrues i butë, i pasur me përbërës hidratues dhe qetësues. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky solucion micelar është në gjendje jo vetëm të pastrojë butësisht lëkurën nga papastërtitë dhe makijazhi, por edhe të hidratojë dhe qetësojë lëkurën. Përmban Rhamnose me veti anti-inflamatore dhe gjithashtu qetësuese,që ndihmon në komfortin dhe mbrojtjen e lëkurës si dhe Trehalose, e cila ka veti lidhëse për ujin, ndihmon në hidratimin intensiv të lëkurës dhe siguron hidratim afatgjatë.

Për shkak të Teknologjisë Micellare, kjo përkujdesje mund të heqë butësisht, por në mënyrë efektive papastërtitë dhe makijazhin duke respektuar filmin natyral mbrojtës të lëkurës.

Ofron një mënyrë të shpejtë dhe praktike për të pastruar butësisht por në mënyrë efektive lëkurën dhe për t'i dhënë asaj një ndjesi të këndshme pastërtie dhe rehatie.

Përdorimi

Përdoret si pjesë e rutinës suaj të rregullt të kujdesit në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Aplikohet me një disk pambuku, në fytyrë dhe sy, duke rrëshqitur butësisht. Nuk shpëlahet.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), PROPANEDIOL, SODIUM CITRATE, TREHALOSE, DISODIUM EDTA, PEG-6 CAPRYLIC CAPRIC GLYCERIDES, ZINC PCA, CETRIMONIUM BROMIDE, CITRIC ACID, RHAMNOSE, GLUCOSE, GLUCURONIC ACID.