Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

Meso-Mask Soothing Radiance Mask

Çmimi i zakonshëm 4,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,200.00 Lekë Çmimi i ulur 4,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Maskë për lëkurë të freskët, të rigjallëruar dhe një çehre të njëtrajtshme dhe rrezatuese 

Vazo

Përshkrimi

MESO-MASK është një maskë kremoze për fytyrën, e krijuar për të ndriçuar dhe njëtrajtësuar ngjyrën e lëkurës, për të lëmuar rrudhat dhe për të reduktuar shenjat e lëkurës së lodhur.

Formula e saj intensive që kombinon kolagjenin dhe elastinën, përbërës thelbësorë për elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, zbut sipërfaqen e fytyrës dhe e hidraton.

E pasur me përbërësin ndriçues ramnozë, që përdoret për të reduktuar skuqjen dhe për të zbuluar shkëlqimin e lëkurës suaj. Një përbërës aktiv i fuqishëm hidratues plotëson formulën për t'i dhënë lëkurës elasticitet dhe butësi.

Rezultatet janë të dukshme pas aplikimit të parë dhe përforcohen gjatë 28 ditëve në vijim:

90% e grave zbulojnë se lëkura e tyre është më e lëmuar dhe kanë një çehre më të njëtrajtshme dhe rrezatuese.


E përkryer për të gjitha llojet e lëkurës.

Maska ka një teksturë të pasur kremoze për një përvojë unike dhe relaksuese.
E testuar nën kontroll dermatologjik.

Përdorimi

Dy herë në javë.
Aplikohet maska në një shtresë të bollshme në të gjithë fytyrën, zonën e syve, qafën dhe dekoltenë. Lihet të veprojë për 15 - 30 minuta përpara se ta largoni me një pambuk të lagur me ujë.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, PROPANEDIOL, PENTAERYTHRITYL DISTEARATE, HYDROXYETHYL UREA, PARAFFINUM LIQUIDUM (MINERAL OIL), CETEARYL ALCOHOL, SORBITOL, C20-22 ALKYL PHOSPHATE, CI 77891 (TITANIUM DIOXIDE), C20-22 ALCOHOLS, OCTYLDODECANOL, CERA ALBA (BEESWAX, CIRE D'ABEILLE), PHENOXYETHANOL, 1,2-HEXANEDIOL, GLYCERYL STEARATE, PEG-100 STEARATE, HYDROLYZED ELASTIN, SOLUBLE COLLAGEN, HYDROGENATED POLYDECENE, PARFUM (FRAGRANCE), SUCROSE PALMITATE, XANTHAN GUM, CHLORPHENESIN, SODIUM HYDROXIDE, HYDROXYSTEARIC ACID, BIOSACCHARIDE GUM-2, ALLANTOIN, GLYCERYL LINOLEATE, ALUMINA, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SODIUM CHLORIDE, GLUCOSE, SODIUM HYALURONATE, CITRIC ACID, POTASSIUM CHLORIDE, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TOCOPHEROL, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID