Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

Hydra AOX [5] Intensive Antioxydant Serum

Çmimi i zakonshëm 5,360.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 6,700.00 Lekë Çmimi i ulur 5,360.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum intensiv anti-oksidues, mbron lëkurën nga agresionet e jashtme dhe korrigjon shenjat e para të moshës 

Flakon

Përshkrimi

HYDRA-AOX [5] është një serum intensiv anti-oksidues që kombinon fuqinë e 5 anti-oksidantëve anti-moshë [Astaxanthin + Ergothioneine + Vitamin C + Vitamin E + Vitamin B3] për të vepruar mbi plakjen e lëkurës që shkaktohet nga agresionet e jashtme dhe për të korrigjuar shenjat e moshës.

Vepron mbi 5 parametrat e cilësisë së lëkurës për një lëkurë më të re për një kohë më të gjatë: anti- rrudhë, teksturë e lëmuar e lëkurës, pore të reduktuara, çehre rrezatuese dhe lëkurë e hidratuar. HYDRA-AOX [5] është frymëzuar nga teknikat e "prejuvenation", një protokoll parandalues që kombinon një rutinë të mirë përkujdesjeje të lëkurës me trajtime jo-kirurgjikale për të ndihmuar në nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe fuqizimin e barrierës së lëkurës.

Vonon simptomat e plakjes së lëkurës për aq kohë sa të jetë e mundur dhe lufton kundër veprimit dëmtues të faktorëve të jashtëm dhe oksidimit që shkakton 75% të plakjes së lëkurës:

Efikasiteti i provuar:

8 orë hidratim pas 1 aplikimi dhe redukton stresin oksidativ me 52%.

90% e grave vënë re përmirësim të pamjes së lëkurës në 7 ditë.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

HYDRA-AOX [5] ka një teksturë të lehtë, ngjyrë portokalli natyrale dhe nuk ngjit.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë dhe dekolte.
Merren 2 ose 3 pika të produktit duke shtypur pipetën, më pas aplikohet me lëvizje rrethore.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERETH-26, METHYLPROPANEDIOL, NIACINAMIDE, ASCORBYL GLUCOSIDE, PPG-26-BUTETH-26, PEG-40 HYDROGENATED CASTOR OIL, PENTYLENE GLYCOL, TOCOPHEROL, CAPRYLYL GLYCOL, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, MANNITOL, SODIUM CITRATE, XANTHAN GUM, PARFUM (FRAGRANCE), SODIUM HYDROXIDE, SODIUM BENZOATE, CITRIC ACID, SODIUM PHYTATE, ADENOSINE, SUCROSE PALMITATE, GLYCERYL LINOLEATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SODIUM CHLORIDE, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, LINALOOL, HAEMATOCOCCUS PLUVIALIS EXTRACT, ERGOTHIONEINE, GLUCOSE, SODIUM HYALURONATE, POTASSIUM CHLORIDE, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID.