Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

GLOBAL REPAIR ADVANCED Youth Cream

Çmimi i zakonshëm 9,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 11,500.00 Lekë Çmimi i ulur 9,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur
Vazo

Përshkrimi

I projektuar duke pasur parasysh të gjitha llojet e lëkurës së maturuar, ky krem ​​kundër shenjave të moshës krenohet me një teksturë të shkrirë dhe të rehatshme që mbështjell lëkurën.
Përmban:
-Një faktor riparues të patentuar, duke përfshirë një përzierje të lipideve thelbësore, që ndihmon në rindërtimin e barrierës së lëkurës;
-Vajin Lakesis të njohur për aftësinë e tij për të rritur prodhimin e kolagjenit. Duke stimuluar sintezën e kolagjenit, ky përbërës ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së rrudhave, duke forcuar kështu lëkurën ;
-Ekstraktin e lëvores së Tabebuia impetiginosa, i njohur gjithashtu si 'pema e jetës',i cili mund të parandalojë dhe ngadalësojë plakjen qelizore,procesi me të cilin qelizat plaken dhe humbasin aftësinë e tyre për të funksionuar siç duhet.Ky ekstrakt ndihmon në ruajtjen e jetëgjatësisë së qelizave të lëkurës, duke kontribuar në një pamje më rinore;
-Ekstrakti i trëndafilit të Damaskut ndriçon çehren dhe e njëtrajtëson tonin e lëkurës, duke i dhënë lëkurës një pamje rrezatuese;
-Ekstrakti i bozhures vepron në konturet e fytyrës për të siguruar rikonturimin e trajtave;
-Bisabolol, i cili ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errta duke penguar sintezën e melaninës;
-Vajin e kamelias, i pasur me omega 3-6-9, ofron ushqim të vazhdueshëm dhe ndriçon lëkurën.

Përdorimi

Aplikohet në fytyrë dhe dekolte,me lëvizje nga poshtë lart , nga vija e qafës drejt ovalit të fytyrës për të skalitur konturin e fytyrës.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, C10-18 TRIGLYCERIDES, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, GLYCERYL STEARATE SE, PROPANEDIOL, BUTYLENE GLYCOL, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CETYL ALCOHOL, BRASSICA CAMPESTRIS (RAPESEED) SEED OIL, PENTYLENE GLYCOL, C18-36 ACID TRIGLYCERIDE, PARFUM (FRAGRANCE), HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, JOJOBA ESTERS, POLYSORBATE 20, BISABOLOL, TOCOPHERYL ACETATE, SUCROSE PALMITATE, C12-18 ACID TRIGLYCERIDE, SQUALENE, CAPRYLYL GLYCOL, TABEBUIA IMPETIGINOSA BARK EXTRACT, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, GLYCERYL LINOLEATE, PAEONIA ALBIFLORA ROOT EXTRACT, O-CYMEN-5-OL, SODIUM CHLORIDE, SODIUM BENZOATE, FARNESOL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, OENOTHERA BIENNIS (EVENING PRIMROSE) OIL, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, PHYTOSTERYL MACADAMIATE, ADENOSINE, POLYSORBATE 60, SORBITAN ISOSTEARATE, CARBOMER, SODIUM LACTATE, SODIUM PHYTATE, CERAMIDE NP, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, PHYTOSTEROLS, 1,2-HEXANEDIOL, GLYCERYL STEARATE CITRATE, TOCOPHEROL, GLUCOSE, SODIUM HYALURONATE, ROSA DAMASCENA FLOWER OIL, ROSA DAMASCENA FLOWER WATER, ASCORBYL TETRAISOPALMITATE, POTASSIUM CHLORIDE, BETA-SITOSTEROL, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, CITRIC ACID, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, CITRONELLOL, CI 19140 (YELLOW 5), SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, LYSINE HCL, ARGININE HCL, PALMITOYL TRIPEPTIDE-1, ALANINE, CI 17200 (RED 33), HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, PALMITOYL TETRAPEPTIDE-7, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE