Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

GLOBAL REPAIR ADVANCED Intensive Youth Elixir

Çmimi i zakonshëm 9,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 11,500.00 Lekë Çmimi i ulur 9,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Një zgjidhje globale kundër moshës me një teksturë të lehtë vajore 

Flakon

Përshkrimi

Një qasje e shumëanshme ndaj shenjave të moshës duke synuar tre nivele kritike të lëkurës: sipërfaqësore, strukturore dhe qelizore. Themeli i serumit vajor qëndron në formulën e tij unike me 78% përbërës me origjinë natyrale, duke marrë frymëzim nga pasurimi i lëkurës me lipide të përdorura në mjekësinë estetike pas procedurave estetike. Një faktor riparues i patentuar është në thelb të këtij formulimi, duke përfshirë një përzierje të lipideve thelbësore për përmirësimin e procesit natyror të riparimit të lëkurës. Në këtë rast, ai vepron në nivelin e sipërfaqes. Më pas, ekstrakti i pemës së jetës luan një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e plakjes qelizore, duke vepruar kështu në nivel qelizor. Për të përfunduar, në nivel strukturor, vaji Lakesis stimulon prodhimin e kolagjenit. Efikasiteti i këtij serumi përforcohet më tej nga një përzierje harmonike e vajrave dhe ceramideve, duke siguruar ushqim rigjallërues për lëkurën. Prania e ekstraktit të trëndafilit të Damaskut ndihmon në arritjen e një çehre më të shndritshme, ndërsa vaji i susamit redukton dukshëm rrudhat e thella.

Si rezultat, ky serum vepron në 10 lloje të shenjave të moshës: rrudhat, qëndrueshmëria, homogjeniteti, shkëlqimi, mikrorelievi, elasticiteti, ushqimi, tonusi, dendësia dhe konturet e ripërcaktuara. I projektuar per të gjitha llojet e lëkurës së maturuar, ky serum rinues ka një teksturë vaji të hollë dhe të lehtë. Kjo teksturë siguron depërtim të shpejtë në lëkurë, duke lënë pas një përfundim të shkëlqyeshëm dhe të rehatshëm pa asnjë mbetje të yndyrshme.

Përdorimi

Aplikohen tre deri në katër pika Elixir në fytyrë dhe dekolte.

Përbërësit

SOPROPYL MYRISTATE, PROPYLENE GLYCOL DICAPRYLATE/DICAPRATE, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, SESAMUM INDICUM (SESAME) SEED OIL, POLYSORBATE 80, AQUA (WATER, EAU), CARAPA GUAIANENSIS SEED OIL, BRASSICA CAMPESTRIS (RAPESEED) SEED OIL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PENTYLENE GLYCOL, C18-36 ACID TRIGLYCERIDE, PARFUM (FRAGRANCE), DIMETHYL ISOSORBIDE, JOJOBA ESTERS, C12-18 ACID TRIGLYCERIDE, SQUALENE, TABEBUIA IMPETIGINOSA BARK EXTRACT, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, OENOTHERA BIENNIS (EVENING PRIMROSE) OIL, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, SESAMUM INDICUM (SESAME) SEED EXTRACT, SODIUM CHLORIDE, TOCOPHEROL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, PHYTOSTERYL MACADAMIATE, ADENOSINE, PISTACIA LENTISCUS (MASTIC) GUM, CERAMIDE NP, PHYTOSTEROLS, GLUCOSE, ROSA DAMASCENA FLOWER OIL, ROSA DAMASCENA FLOWER WATER, POTASSIUM CHLORIDE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, CITRONELLOL, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID.