Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

AGE PURIFY Smothing Purifying Cleansing Gel

Çmimi i zakonshëm 2,560.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë Çmimi i ulur 2,560.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues anti-rrudhë me efekt rinovues intensiv të lëkurës mikse  deri në  të yndyrshme, me tendencë për imperfeksione 

Flakon

Përshkrimi

Një produkt 2 në 1 që pastron thellësisht duke i dhënë lëkurës një pamje rinore dhe të ekuilibruar.
Një përkujdesje me veprim të dyfishtë,( pastron dhe vepron mbi rrudhat dhe papërsosmëritë), e cila përbëhet nga:
-kompleksi AGE-PURIFY CLEAN, me efekt matifikues, që balancon sebumin e tepërt,
-kompleksi HYALURO-YOUTH, që vepron për të korrigjuar rrudhat dhe për të rivendosur jo vetëm elasticitetin, por edhe vitalitetin në lëkurë,
-kompleksi DERMO-RESCUE, përgjegjës për korrigjimin e papërsosmërive,ka një veprim mikro-peeling që eliminon qelizat e vdekura dhe përmirëson relevin e lëkurës,
-polisakaridet purifikuese, të cilat pastrojnë thellësisht lëkurën.

Si rezultat, lëkura transformohet, duke u bërë më e lëmuar, më e njëtrajtshme dhe më e shëndetshme.

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje,ne lëkurë të lagur me lëvizje rrethore. Më pas shpëlajeni fytyrën tërësisht. Në fund, thajeni lëkurën tuaj butësisht, pa e fërkuar.

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), GLYCERIN, DISODIUM COCOYL GLUTAMATE, GLUCONOLACTONE, COCAMIDOPROPYL BETAINE, NIACINAMIDE, SODIUM CITRATE, OSE, UREA, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, GLYCOLIC ACID, AZELAIC ACID, MANDELIC ACID, SUCROSE PALMITATE, SERINE, PENTYLENE GLYCOL, MALTODEXTRIN, BIXA ORELLANA SEED EXTRACT, GLYCERYL LINOLEATE, SODIUM HYALURONATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, ALGIN, DIS ODIUM PHOSPHATE, GLYCERYL POLYACRYLATE, PULLULAN, HYDROLYZED WHEAT FLOUR, GLUCOSE, PHENOXYETHANOL, JarASSIUM PHOSPHATE, JarASSIUM CHLORIDE, CI 61570 (GREEN 5), JarASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, 1,2-HEXANEDIOL, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, DIPEPTIDE AMINOBUTYROYL BENZYLAMIDE DIACETATE, SODIUM PHOSPHATE, CI 19140 (YELLOW 5), ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TOCOPHEROL, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACET ATE, INOSITOL, NIACIN, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID