Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

AGE PURIFY Double Correction Serum

Çmimi i zakonshëm 6,320.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 7,900.00 Lekë Çmimi i ulur 6,320.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum korrigjues me me veprim të dyfishtë: mbi rrudhat dhe imperfeksionet

Flakon

Përshkrimi

AGE-PURIFY INTENSIVE është një serum me veprim të dyfishtë që trajton rrudhat dhe imperfeksionet.

Ideal për lëkurën mikse dhe të yndyrshme të prirur ndaj imperfeksioneve .


Formula e përqendruar në NCEF, një kompleks unik i zhvilluar nga Filorga Laboratories me 50 përbërës aktivë, trajton rrudhat dhe rigjallëron lëkurën.
Teksturë e rehatshme me depertim të lartë.

Përfitimet:
– Korrigjimi i rrudhave realizohet me anë të kompleksit HYALURO-YOUTH CX [Acidi hialuronik + peptid + glikopeptidi+ kolagjen + vitaminë C + escin + kafeinë) që veprojnë drejtpërdrejt në zemrën e qelizave të lëkurës falë teknologjisë Genius-vector për të korrigjuar të gjitha shenjat e plakjes.
– Korrigjimi i papërsosmërive me DERMO-RESCUE CX [5 acide mikro-peeling + zink + ekstrakt bimor me veprim purifikues] për të reduktuar poret, skuqjen, shkëlqimin, aknet, njollat dhe pikat e zeza.
Ekstrakt Achiote me efekt ribalancues afatgjatë.

Formuluar me përbërës 95% me origjinë natyrale.
E testuar nën kontroll dermatologjik.

Përdorimi

Përdoret si përkujdesje e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje në të gjithë fytyrën.

Përbërësit

AQUA (WATER) ANCE), SODIUM BENZOATE, CHONDRUS CRISPUS (CARRAGEENAN), LEVULINIC ACID, SUCROSE PALMITATE, MALTODEXTRIN, SODIUM LEVULINATE, CITRIC ACID, AZELAIC ACID, BIXA ORELLANA SEED EXTRACT, MANDELIC ACID, GLYCOLIC ACID, POLYSORBATE 60, SORBITAN ISOSTEARATE, HYDROLYZED SOY FL OUR, SODIUM PHYTATE, GLYCERYL LINOLEATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SODIUM CHLORIDE, CI 77289 (CHROMIUM HYDROXIDE GREEN), 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, DIPEPTIDE DIAMINOBUTYROYL BENZYLAMIDE DIACETATE, GLUCOSE, PHENOXYETHANOL, SODI UM HYALURONATE, POTASSIUM CHLORIDE, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TOCOPHEROL, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, PHEN, YLALANIN, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLU CURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID