Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

[FILLER] Biotic

Rigjeneron - Mbush - Shlodh trajtat - Redukton shenjat e moshës

Çmimi i zakonshëm 3,040.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,800.00 Lekë Çmimi i ulur 3,040.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje me veti anti-moshë dhe lifting për zonën e syve dhe buzëve

Tubet

Përshkrimi

Një kontur i mbushur dhe i ngritur i syve dhe buzëve në 28 ditë falë formulës së tij rigjeneruese dhe lëmuese te rrudhave të kombinuar me një peptid të ngjashëm me botoksin.

[FILLER] BIOTIC është kombinimi i një peptidi me formulën bazë BIOTIC për të zbutur në mënyrë efektive rrudhat në zonat e brishta rreth syve dhe buzëve duke nisur nga dita e 7 -të !

Ditë pas dite, tiparet janë më të relaksuara. Konturet e syve ngrihen dhe sytë janë më të shndritshëm. Konturet e buzëve janë më të ngritura dhe më të mbushura. Pamja dhe buzëqeshja juaj janë mahnitëse!

Tekstura e tij e freskët, jo ngjitëse me një aromë delikate hidraton thellësisht për t'i dhënë më shumë volum lëkurës.

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në konturin e syve dhe buzëve.

Këshilla për aplikim: bëni një masazh të lehtë duke aplikuar produktin drejt pjesës së jashtme të fytyrës

Përbërësit

AQUA/WATER/EAU, HYDROXYPROPYL STARCH, PROPYLENE GLYCOL, C15-19 ALKANE, GLYCERYL STEARATE SE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, ISOSTEARYL ALCOHOL, C10-18 TRIGLYCERIDES, ACETYL HEXAPEPTIDE-1 , BUTYLENE GLYCOL COCOATE, ETHYLCELLULOSE, HYDROXYACETOPHENONE, LACTOBACILLUS FERMENT, MALTODEXTRIN, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, ASCORBYL TETRAISOPALMITATE, GLYC ERIN, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, SODIUM POLYACRYLATE, PERFUME/FRAGRANCE