Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
CeraVe

Historia e CeraVe filloi në vitin 2005, pasi ekspertët vunë re se shumë probleme të lëkurës, si aknet, ekzemat, psoriasis dhe lëkura e thatë, kishin një të përbashkët: një barrierë të dëmtuar të lëkurës.

E zhvilluar me dermatologë, CeraVe ofron një linjë të plotë të produkteve për kujdesin e lëkurës, të pasura me tre ceramide thelbësore dhe një sistem revolucionar shpërndarjeje, i cili ndihmon në rivendosjen e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës.

Nga ky vëzhgim lindi CeraVe, një kombinim i fjalëve Ceramides dhe Vector, pasi çdo produkt është formuluar me 3 ceramide thelbësore dhe një teknologji vektoriale të quajtur MVE (Multi-Vector Emulsion).

Teknologjia MVE është një sferë e përbërë nga shumë shtresa, në zemër të së cilës janë të kapsuluara përbërësit aktivë të pranishëm në produktet e kujdesit të lëkurës: 3 ceramidet thelbësore dhe acidi hialuronik. Pas aplikimit, çdo shtresë shkrihet njëra pas tjetrës mbi lëkurë, duke shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme dhe të kontrolluar përbërësit aktivë.

Facial Moisturising Lotion PM 52ml

Hidraton -Mbron - Qeteson

Çmimi i zakonshëm 1,670.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm Çmimi i ulur 1,670.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem nate i lehtë për fytyrën.Hidratues i lehtë për përdorim në mbrëmje

tubet

Përshkrimi

CeraVe PM Facial Moisturising Lotion është një hidratues i lehtë për fytyrën, i formuluar me niacinamide, acid hialuronik dhe 3 ceramide esenciale.

Ai ndihmon:

  •  Në hidratimin e lëkurës deri në 24 orë
  • Në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës
  • Të mbajë lagështinë në lëkurë gjatë gjithë natës
  • Niacinamidi ndihmon në qetësimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës
  • Acidi hialuronik ndihmon në ruajtjen e hidratimit
  • 3 ceramidet esenciale ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së lëkurës
  • Nuk bllokon poret (non-comedogenic).
  • Pa aromë/parfum.
  •  I përshtatshëm për lëkurë normale deri të thatë.

Është një krem i lehtë, i përshtatshëm për përdorim çdo mbrëmje pas pastrimit të fytyrës.

Zhvilluar me dermatologë

Të gjitha produktet CeraVe janë zhvilluar në bashkëpunim me dermatologë..

Përdorimi

  • Për përdorimin e parë: Zhbllokoni pompën duke e rrotulluar majtas dhe shtypeni disa herë derisa të dalë produkti.
  • Mund të jetë e nevojshme ta shtypni pompën 10–20 herë në fillim, para se kremi të fillojë të dalë.
  •   Përdoret në mbrëmje: Aplikojeni në mënyrë të bollshme në fytyrë dhe qafë.

Përbërësit

Aqua / Water / Eau, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Potassium Phosphate, Ceramide NP, Ceramide AP, Ceramide EOP, Carbomer, Dimethicone , Ceteareth-20, Behentrimonium Methosulfate, Sodium Lauroyl Lactylate, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Phenoxyethanol, Disodium EDTA, Dipotassium Phosphate, Caprylyl Glycol, Phytosphingosine, Xanthan Gum, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Ethylhexylglycerin