Espumisan është një bar gastrointestinal, i cili vepron si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave dhe, për këtë arsye gjen përdorim si mjet ndihmës në ekzaminimet diagnostike. Përdorimet: – Për trajtimin simptomatik të ankesave gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave, si p.sh. flatulenca apo meteorizmi (fryrja e barkut nga gazrat dhe nxjerrja e tepruar e tyre) dhe kolikat abdominale të foshnjave (dhimbjet e barkut të muajit të tretë); – Për përgatitjen e të sëmurëve që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve me rreze X ( radiografike), sonografike (Eko) ose gastroskopike në regjionin abdominal (organeve të barkut); – Si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave në rastet e helmimit me lëndë detergjente. Mos përdorni Espumisan®: – Në rast se jeni të mbindjeshëm (alergjikë) ndaj simetikonit apo ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të produktit. Shtatzënia dhe ushqyerja me gji Nuk ka ndonjë kufizim për përdorimin e Espumisan®gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e ushqyerjes me gji të foshnjës. Deri tani nuk janë vënë re efekte të padëshiruara që të kenë lidhje me përdorimin e Espumisan®. Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.