Përkujdesja Embryolisse SPF 50,PA++++ mbron lëkurën e fytyrës dhe trupit të të gjithë familjes, duke ofruar mbrojtje të lartë kundër rrezeve UVA-UVB, dhe duke qënë më miqësore ndaj oqeaneve dhe jo-ekotoksik për koralet dhe algat detare.
Një mbrojtës nga dielli vegan, i pasur me vaj Roucou antioksidues dhe gjalpë Shea ushqyes, për lëkurë të mbrojtur, të hidratuar menjëherë dhe për një kohë të gjatë, me një efekt të menjëhershëm shkëlqimi të shëndetshëm.
Tekstura e tij kremoze me një përfundim të padukshëm depërton shpejt pa lënë shenja të bardha dhe nuk lë në lëkurë ndjesi ngjitëse.
Formula përbëhet nga 93% përbërës me origjinë natyrale dhe një kombinim i 3 filtrave organikë të gjeneratës së fundit, rezistent ndaj ujit dhe fërkimit, për të ofruar mbrojtje të lartë për lëkurën, madje edhe të ndjeshme, të të rriturve dhe fëmijëve mbi 3 vjeç.