Eludril Classic, tretësirë për gargarë, është një solucion antiseptik i përqendruar për trajtimin lokal të infeksioneve të kavitetit të gojës dhe si përkujdesje post-operatore në odonto-stomatologji.
Bashkimi i dy përbërësve klorhexidine digluconate 0,1% dhe klorobutanol 0,5% siguron një veprim të dyfishtë i cili kufizon shumimin bakterial për të mbajtur gingivat të shëndetshme dhe qetëson diskomfortin e tyre.
Përdoret në:
- gjakderdhje të herëpashershme të gingivave (mishrave të dhëmbëve)
- gingiva te irrituara të shoqëruara me akumulimin e pllakës, parandalon zhvillimin ose përkeqësimin e problemeve të gingivave, inflamacioneve gingivale dhe periodontitis
-pas ose si plotësues i trajtimeve periodontale ose implantare (përfshi nderhyrjet kirurgjikale)
Të mos gëlltitet, nuk duhet të përdoret nga fëmijë nën 6 vjeç.
Përdorimi i zgjatur mund të shkaktojë ngjyrim kaf të dhëmbëve dhe gjuhës, që zhduket me larjen e dhëmbëve.