Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

Set Your Xerial Routine

Xerial 50 Extreme Foot Cream - Falas Xerial 30 Foot Creme

Çmimi i zakonshëm 1,840.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,300.00 Lekë Çmimi i ulur 1,840.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Set me përkujdesjet e domosdoshme për këmbë të thata

Përshkrimi

Zbuloni seti DUO i cili përmban XERIAL 50 Extreme + XERIAL 30,një kombinim me performancë të lartë për trajtimin e këmbëve shumë të thata, të ashpra dhe të dëmtuara.
XERIAL 50 Extreme, i përqendruar me 50% ure, ofron veprim intensiv keratolitik për të eliminuar kallotet dhe ashpërsinë, ndërsa XERIAL 30, me 30% ure, siguron hidratim dhe zbutje të qëndrueshme.
Kjo dyshe e plotë siguron riparim të thellë dhe rehati optimale për këmbët tuaja.

Përdorimi

-XERIAL 50 Extreme Foot Cream 50 ml:
Aplikojeni dy herë në ditë, duke masazhuar në zonat e prekura me lëvizje rrethore derisa të arrini rezultatet e dëshiruara. Mund të përdoret gjithashtu në pjesë të trasha të lëkurës në duar dhe këmbë.
Mos e përdorni te fëmijët nën tre vjeç.

-XERIAL 30 Foot Cream 30 ml:
Aplikojeni dy herë në ditë, duke masazhuar në zonat e prekura me lëvizje rrethore derisa të arrini rezultatet e dëshiruara

Përbërësit

-XERIAL 50 Extreme Foot Cream 50 ml:
UREA . AQUA (PURIFIED WATER) . GLYCERIN . BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER (SHEA BUTTER) . TRIETHANOLAMINE . ISOHEXADECANE . SALICYLIC ACID . OCTYDODECANOL . POLYACRYLATE-13 . BACILLUS FERMENT . SERINE . HISTIDINE . OCTYLDODECYL XYLOSIDE . PEG-30 DIPOLYHYDROXYSTEARATE . POLYISOBUTENE . POLYSORBATE 20 . SORBITAN ISOSTEARATE . PROPYLENE GLYCOL . DISODIUM EDTA . CITRIC ACID . POTASSIUM SORBATE

-XERIAL 30 Foot Cream 30 ml:
AQUA (PURIFIED WATER) . UREA . GLYCERIN . BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER (SHEA BUTTER) . OCTYLDODECANOL . CETEARYL ETHYLHEXANOATE . ISOHEXADECANE . POLYACRYLATE-13 . SILICA DIMETHYL SILYLATE . TRIETHANOLAMINE . PANTHENOL . SALICYLIC ACID . SERINE . ALLANTOIN . BACILLUS FERMENT . HISTIDINE . POLYISOBUTENE . OCTYLDODECYL XYLOSIDE . PEG-30 DIPOLYHYDROXYSTEARATE . POLYSORBATE 20 . SORBITAN ISOSTEARATE . PROPYLENE GLYCOL . CITRIC ACID . DISODIUM EDTA . POTASSIUM SORBATE