Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

DUO Cold Cream Nutrition Nourishing Lip Stick

- 50% në produktin e dytë

Çmimi i zakonshëm 1,650.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,200.00 Lekë Çmimi i ulur 1,650.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje për buzët e ndjeshme, të thata dhe të dëmtuara nga agresionet e jashtme

Përshkrimi

Përkujdesje për lëkurën e ndjeshme të buzëve me Ujë Termal Avène qetësues, anti-irritues, anti-inflamator dhe me Cold Cream që kontribuon në restaurimin e filmit hidrolipidik të lëkurës duke krijuar një barrierë të vërtetë kundër agresioneve të jashtme.

Formula e pastër dhe minimaliste, me 99.5% përbërës me origjinë natyrale, me veti qetësuese dhe restauruese, përmban edhe vaj Jojoba rilipidues.

Rezistent ndaj ujit dhe të ftohtit, dhe transparent në buzë, mund të përdoret nga e gjithë familja, që nga mosha 2 vjeçare.

Përdorimi

Aplikohet sa herë të jetë e nevojshme.

Përbërësit

SQUALANE - RICINUS COMMUNIS (CASTOR) SEED OIL (RICINUS COMMUNIS SEED OIL) - BEESWAX (CERA ALBA) - BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER (BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER) - MINERAL OIL (PARAFFINUM LIQUIDUM)- COPERNICIA CERIFERA (CARNAUBA) WAX (COPERNICIA CERIFERA CERA) - ALUMINUM SUCROSE OCTASULFATE - GLYCERYL LINOLEATE - AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA) - BISABOLOL - FRAGRANCE (PARFUM) - GLYCERYL LINOLENATE - GLYCERYL OLEATE - GLYCERYL PALMITATE - GLYCERYL STEARATE - GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL (GLYCINE SOJA OIL) - MICA - STEARYL GLYCYRRHETINATE - TITANIUM DIOXIDE (CI 77891) – TOCOPHEROL - TOCOPHERYL ACETATE.