DEXYANE MED Palpébral indikohet në trajtimin e ekzemave të qepallave, atopike ose kontaktit.
Këto ekzema karakterizohen nga një barrierë kutane e dëmtuar me një rrezik të shtuar të reaksioneve (skuqje, irritime,kruajtje) nga alergjenët dhe agjentët irritues.
Cilat janë veprimet e DEXYANE MED Palpébral?
1. Qetëson menjëherë dhe dekongjestionon.
2. Restauron barrierën e dëmtuar të lëkurës dhe korrigjon tharjen falë kombinimit të glicerinës, gjalpit Shea dhe triglicerideve.
3. Qetëson kruajtjet dhe dhimbjen, redukton skuqjet dhe irritimet.
4. Mbron lëkurën duke formuar një film gjysmë-okluziv në sipërfaqe, i formuar nga përbërja galenike e pasur në polisakaride natyrale.
5. Kufizon ngjitjen e baktereve (S. aureus potencialisht i përfshirë në mbiinfektimin e lezioneve).
Efikasiteti është klinikisht i vërtetuar: DEXYANE MED Palpébral përmirëson trajtimin e ekzemës së qepallave:
- Si trajtim i linjës së parë për lezione të lehta: Trajton
lezionet dhe qetëson dhimbjen. - Në kombinim me dermokortikoidet për lezionet e moderuara deri në të shprehura: përshpejton efikasitetin e tyre për të qetësuar më shpejt pacientët që nga dita e 3 -të.
- Në vazhdim të dermokortikoidëve: kufizon rishfaqjen e lezioneve. Për të garantuar një ndjekje të mirë, tekstura e saj e këndshme përhapet lehtësisht dhe nuk ngjit.
Lëkurat që paraqesin lezione ekzeme do të rigjejnë elasticitet dhe rehati.
Testuar nën kontroll dermatologjik.
Tolerancë e testuar klinikisht.