Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Dexeryl

DEXERYL: një gamë e thjeshtë që përmbush nevojat tuaja thelbësore

Ekspertizë dermatologjike
DEXERYL ka një partneritet 30-vjeçar me dermatologë, pediatër dhe profesionistë të shëndetit për të ndihmuar në lehtësimin e të gjithë pacientëve që vuajnë nga lëkura e thatë, me ose pa një gjendje shoqëruese.

Dexeryl rkujdeset që të prodhojë përkujdesje për çdo përdorim të rekomanduar, me prova të efektivitetit të mbështetura nga studime klinike të besueshme dhe rigoroze.

Universalizmi
Ekspertiza e DEXERYL është e drejtuar për të gjithë dhe është projektuar për të përmbushur nevojat e shumta dhe specifike të pacientëve.
Pavarësisht moshës, llojit të lëkurës, gjendjes së lëkurës së thatë, stilit të jetës apo buxhetit, pavarësisht nëse është i lidhur apo i izoluar, produktet Dexeryl janë për këdo që shpreson të gjejë një zgjidhje të sigurt dhe të arritshme që ofron lehtësim.

Dexeryl Emollient Cream

Hidraton për një kohë të gjatë - Rivendos barrierën mbrojtëse të lëkurës

Çmimi i zakonshëm 1,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 1,400.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem emolient për trajtimin e simptomave të lëkurës së thatë ose atopike.

Tubet

Përshkrimi

Në cilat raste përdoret DEXERYL® cream?

Si një krem mbrojtës i lëkurës, që indikohet për trajtimin e shenjave dhe simptomave të gjendjeve të tharjes kutane(kserozë), veçanërisht në kontekstin e dermatozave të caktuara (dermatit atopik, iktioza, ...) dhe eritemës së shkaktuar nga radioterapia.

Për të gjithë familjen, që nga dita e parë e lindjes.

Si vepron DEXERYL® cream në lëkurë?

DEXERYL®cream është formuluar për të trajtuar shenjat dhe simptomat e gjendjeve të tharjes kutane (kserozës) falë:
- efektit filmogjen, i siguruar nga vazelina dhe parafina likide që:
• i kundërvihet fizikisht avullimit, pra dehidratimit (humbjes së ujit),
• luan një efekt barrierë kundrejt agresioneve të jashtme.
- dhe së dyti efektit hidratues, të sjellë nga gliceroli që kontribuon në ekuilibrin hidrik të lëkurës.
Për shkak të formulimit të tij DEXERYL® gjithashtu kufizon dhe parandalon irritimet


Në cilat raste nuk duhet përdorur DEXERYL® cream?
Nuk indikohet në rast alergjie ndaj njërit prej përbërësve. Në mungesë të të dhënave rekomandohet të mos përdoret në të njëjtën kohë me një produkt tjetër për përdorim lokal. Në rast dyshimi kërkoni këshillën e mjekut

Masat paraprake të veçanta për ruajtjen:
Të ruhet në temperaturë nën 30°C. Të mos përdoret pas datës së skadencës të treguar në tubet.Pas hapjes, të përdoret brenda 6 muajve

.

Përdorimi

Krem për përdorim të jashtëm. Aplikohet një shtresë e hollë kremi mbi zonat që do të trajtohen 1-2 herë në ditë ose sa të jetë e nevojshme, pa i tejkaluar 6 herë në ditë.

Udhëzime të veçanta për përdorim dhe masat
paraprake:

Të mos aplikohet mbi plagë, mukoza dhe sy.
Të mos gëlltitet. Të mos lihet pranë fëmijëve.
Flisni me profesionistin tuaj shëndetësor për çdo efekt
të padëshiruar.
Nëse keni arsye të besoni se një incident serioz ka ndodhur në lidhje me përdorimin e pajisjes, ju lutemi raportojeni atë tekautoriteti kombëtar dhe tek prodhuesi.

Indikacionet dhe lista e përbërësve mund të pësojnë ndryshime herë pas here. Përdoreni gjithmonë këtë bar saktësisht siç përshkruhet në fletëudhëzuesin e produktit të blerë ose siç ju ka rekomanduar mjeku ose farmacisti juaj. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të sigurt.

Përbërësit

Glycerin,Petrolatum,Mineral Oil,Glyceryl Stearate,Stearic Acid,Cyclomethicone,Dimethicone,PEG 600,Triethanolamine,Propylparaben,Purified Water