Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

DAILY PEEL – DARK SPOTS Anti-dark spot resurfacing

Eksfolion - Redukton - Uniformizon

Çmimi i zakonshëm 4,080.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 5,100.00 Lekë Çmimi i ulur 4,080.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Eksfoliant kimik i përditshëm, reduktues i hiperpigmentimit dhe uniformizues i tonit të lëkurës.

flakon

Përshkrimi

I frymëzuar nga peeling-et profesionale, DAILY PEEL Anti-dark spot [Kundër njollave të errëta] është një zgjidhje ripërtëritëse kundër njollave gjatë natës.

Përshpejton rinovimin epidermal 

Redukton depozitimin e melaninës në sipërfaqe 

Përmirëson uniformitetin e tonit të lëkurës

Një peeling i përditshëm nate kundër njollave të errëta. Ai synon të gjitha llojet e njollave të errëta (dielli, hormonale dhe pas akneve), për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe për të rikthyer shkëlqimin.

Formula e tij fuqizohet nga 10% Kompleks i Avancuar Peeling [acid laktik, acid mandelik, piruvat natriumi] i përbërë nga AHA, për eksfolim të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Ky kompleks është i kombinuar me Niacinamide  dhe Acid Tranexamik për reduktimin ee njollave të errëta.

Kompleksi ekskluziv NCEF përmirëson cilësinë e përgjithshme të lëkurës.

Për të gjitha fototipet dhe të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.

Teksturë ultra e lehtë, jo ngjitëse, pa aromë. Pa kohë qetësimi, pa shpëlarje.

Efikasitet i provuar:

Pas vetëm 7 ditësh, njollat e errëta reduktohen për 94% të grave (1), dhe shkëlqimi i lëkurës përmirësohet me +35% (2)

Testuar nën kontroll dermatologjik.

(1) Vetëvlerësim - 32 subjekte që përdorin Daily Peel Anti-Dark Spot një herë në ditë për 7 ditë.

(2) Vlerësim klinik - 32 subjekte që përdorën Daily Peel Anti-Dark Spot një herë në ditë për 7 ditë.

Përdorimi

Përdoret gjatë natës: Aplikoni masën e 1 deri në 2 pikatoreve çdo mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë (fytyrë dhe dekolte). Shmangni zonën e syve.

Meqenëse formula përmban AHA, aplikoni një përkujdesje mbrojtëse nga dielli çdo ditë dhe kufizoni ekspozimin në diell gjatë përdorimit të produktit dhe për 7 ditë pas përfundimit të trajtimit.  .

Përbërësit

AQUA (WATER, EAU), ISOPENTYLDIOL, LACTIC ACID, NIACINAMIDE, MANDELIC ACID, TRANEXAMIC ACID, 1,2-HEXANEDIOL, SODIUM PYRUVATE, SODIUM HYDROXIDE, ADENOSINE, CITRIC ACID, TAURINE, CARNOSINE, SODIUM PCA, MANNITOL, PENTYLENE GLYCOL, ARGININE, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, SODIUM BENZOATE, BENZOIC ACID, GLYCINE, MAGNESIUM SULFATE, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, ERGOTHIONEINE