I frymëzuar nga efikasiteti i teknologjive me lazer, ky serum serum ultra i përqendruar, i formuluar me 30% përbërës aktivë dermatologjikë, trajton imperfeksionet e vazhdueshme të lëkurës, zbeh njollat e kuqe dhe kafe pas akneve, dhe përmirëson teksturën e lëkurës, pa e irrituar atë.
Për një veprim të synuar trajtues kundër akneve dhe imperfeksioneve, formula kombinon përbërës aktivë që ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës.
- 25% Comedoclastin™: Përbërës aktiv me origjinë bimore, i përftuar nga ekstrakti i Silibum marianum që vepron mbi mikrokomedonet, normalizon hiperprodhimin e sebumit dhe në parandalon shfaqjen e imperfeksioneve të reja.
- 3% acid glikolik: AHA me veprim eksfoliues, që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, zhbllokimin e poreve dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
- 2% [Askorbil glukozid dhe Bakuchiol]: Kompleks stimulues i rigjenerimit qelizor, përmirëson elasticitetin dhe zbeh shenjat post -akne.
- Ujë Termal Avène: Qetëson lëkurën, redukton skuqjen dhe parehatinë.
Serum i lehtë dhe hidratues me një përfundim jo të yndyrshëm dhe jo ngjitës që përthithet shpejt. Pa aromë.