Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

COMEDOMED+ Intensive Anti-Blemish Fluid SPF30

Redukton imperfeksionet e lëkurës - Redukton hiperprodhimin e sebumit - mbrojn

Çmimi i zakonshëm 1,890.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,700.00 Lekë Çmimi i ulur 1,890.00 Lekë
Në ofertë Shitur

  Përkujdesje 2 në 1: trajton, parandalon aknet dhe mbron nga dielli me SPF 30

Flakon

Përshkrimi

Avène Cleanance Comedomed+ Intensive Anti-Blemish Fluid SPF 30 është një përkujdesje 2 në 1: trajtuese e avancuar kundër akneve dhe mbrojtëse nga dielli me SPF 30.

I krijuar për lëkurën e yndyrshme dhe me tendence akneike: komedone,  pika të zeza, njolla pas akneve dhe shpërthime të përsëritura të tyre, ky fluid me teksturë të lehtë xhel-krem vepron mbi burimin e imperfeksioneve, duke synuar mikrokomedonet, të cilat janë pararendëse të padukshme të akneve dhe njëkohësisht ofron mbrojtje nga dielli.

Formula përmban Comedoclastin™ të patentuar, të përftuar nga Silibum Marianum, dhe 4% Niacinamid. Këta përbërës ndihmojnë në reduktimin e imperfeksioneve, zhbllokimin e poreve, zbehjen e njollave pas akneve dhe përmirësimin e teksturës së përgjithshme të lëkurës.

Gjithashtu, përmban Uje Termal Avène, i cili ndihmon në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës deri në 24H.

Formula e saj me SPF 30, përmban filtrin TriAsorB për të mbrojtur nga rrezet UVA, UVB dhe drita blu e dukshme me energji të lartë, parandalon hiperpigmentimin dhe shfaqjen e njollave të shkaktuara nga ekspozimi në diell.

 Kjo e bën produktin të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe si plotësues i trajtimeve mjekësore kundër akneve.

Me teksturën e tij që përthithet shpejt dhe formulën jo-komedogjenike, ky fluid ndihmon që lëkura të duket më e pastër, më e lëmuar dhe më e shëndetshme, duke ndihmuar gjithashtu në uljen e rrezikut të shfaqjes së komedoneve  të reja.

I përshtatshëm për adoleshentë dhe të rritur, që kërkojnë në një hap të vetëm trajtim dhe mbrojtje njëkohësisht për në një pamje më të njëtrajtshme, të mbrojtur dhe dukshëm të shëndetshme. (duke përfshirë edhe gratë shtatzëna).

Që nga mosha 9 vjeç.

Përdorimi

  1. Aplikojeni 1-2 herë në ditë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë, pas pastrimit të fytyrës.
  2. Përdorni një sasi të vogël dhe shpërndajeni në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë fytyrën, duke shmangur zonën rreth syve.
  3. Mund të përdoret i vetëm ose krahas një trajtimi kundër akneve të rekomanduar nga dermatologu.

Për rezultate optimale:

  • Kombinojeni me një pastrues të butë, të përshtatshëm për lëkurën me tendence akneike.

Përbërësit

 AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). C12-15 ALKYL BENZOATE. DICAPRYLYL CARBONATE. DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE. DIETHYLHEXYL BUTAMIDO TRIAZONE. OCTYLDODECANOL. BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE. NIACINAMIDE. ORYZA SATIVA (RICE) STARCH (ORYZA SATIVA STARCH). ALCOHOL DENAT.. MYRISTYL ALCOHOL. SILYBUM MARIANUM FRUIT EXTRACT. WATER (AQUA). DIISOPROPYL SEBACATE. POTASSIUM CETYL PHOSPHATE. TAPIOCA STARCH. TRIMETHYLPENTANEDIOL/ADIPIC ACID/GLYCERIN CROSSPOLYMER. BENZOIC ACID. CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. CAPRYLYL GLYCOL. GLYCERYL BEHENATE. GLYCERYL DIBEHENATE. GLYCERYL STEARATE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL (HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL). LENS ESCULENTA (LENTIL) SEED EXTRACT (LENS ESCULENTA SEED EXTRACT). MYRISTYL GLUCOSIDE. PEG-100 STEARATE. PENTYLENE GLYCOL. SCLEROTIUM GUM. SODIUM BENZOATE. SODIUM HYALURONATE. TOCOPHEROL. TOCOPHERYL GLUCOSIDE. TRIBEHENIN. XANTHAN GUM.