Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Cleanance HYDRA Ultra-Soothing Restorative Cream

Hidraton - Riparon - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 1,680.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,400.00 Lekë Çmimi i ulur 1,680.00 Lekë
Në ofertë Shitur

 Përkujdesje kremoze riparuese dhe qetësuese për lëkurë të tharë, të irrituar dhe të dobësuar nga trajtimet kundër aknes.

tubet

Përshkrimi

CLEANANCE HYDRA – Përkujdesje riparuese ultra-qetësuese ndihmon në kompensimin e efekteve anësore të trajtimeve medikamentoze anti-akneike që cojnë

në lëkurë të tharë dhe të irrituar. Cleanance Hydra që ndihmon në hidratimin, ushqyerjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës.

Falë veprimit rihidratues, ekuilibrues dhe ushqyes me lipide, ndihmon në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, e cila përbëhet nga rreth 20 shtresa.

Përfitimet

Ofron efekt  hidratues të menjëhershëm dhe hidratim deri në 72 orë në zonat e thata, falë formulës me 53 mg/ml përbërës aktivë:

  • 43 mg/ml Dexpanthenol: ndihmon në rigjenerimin e shtresave të jashtme të lëkurës, duke e lënë atë më të riparuar dhe intensivisht të hidratuar.
  • 10 mg/ml vaj i Silibum marianum (Milk Thistle): ndihmon në rritjen e sintezës së ceramideve, duke ushqyer lëkurën dhe duke forcuar funksionin e barrierës mbrojtëse.

Tekstura

  • Hidraton pa lënë ndjesi yndyrore ose ngjitëse.
  • Pa parfum.
  • Ofron tolerancë të mirë nga lëkura.

I përshtatshëm nga mosha 12 vjeç.

Përdorimi

Aplikohet 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, mbi fytyrën e pastruar më parë me Cleanance Hydra Crème Lavante Apaisante.

Mund të përdoret gjatë dhe pas trajtimit medikamentoz.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVÈNE AQUA), CARTHAMUS TINCTORIUS (SAFFLOWER) SEED OIL (CARTHAMUS TINCTORIUS SEED OIL), CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, DIMETHICONE, PEG-12, BUTYLENE GLYCOL, GLYCERIN, 1,2-HEXANEDIOL, GLYCERYL STEARATE, PEG -100 STEARATE, CETYL ALCOHOL, GLYCERYL LINOLEATE, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, BENZOIC ACID, FRAGRANCE (PARFUM), GLYCERYL LINOLENATE, GLYCERYL OLEATE, GLYCERYL PALMITATE, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL (GLYCINE SOJA OIL), SODIUM DEXTRAN SULFATE, SODIUM HYDROXIDE, TOCOPHEROL, TOCOPHERYL ACTETATE, XANTHAN GUM.