Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Produkt i ri
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Cleanance Comedomed Peeling Cleansing Gel

Pastron - Matifikon - Purifikon - Lëmon

Çmimi i zakonshëm 2,080.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,600.00 Lekë Çmimi i ulur 2,080.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues peeling, i dedikuar për akne të lehta deri të moderuara dhe papërsosmëri të vazhdueshme me formulë të përqendruar me përbërës aktivë keratolitikë që nxisin përfitimet e eksfolimit.

Flakon

Përshkrimi

Një xhel pastrues eksfoliues i përditshëm për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike me imperfeksione te vazhdueshme për të eksfoliuar, zhbllokuar poret dhe për të pastruar lëkurën, duke e lënë atë më të lëmuar dhe më të ekuilibruar.

 Përbërësit dhe Përfitimet Kryesore:

-Comedoclastin™0.7%: Një ekstrakt i Sylibum marianum që rregullon sekretimin e sebumit dhe kufizon formimin e pikave të zeza.

-Dyshe acidesh Keratolitike 5% (Acid Laktik dhe Acid Sukcinik): Zhbllokojnë butësisht poret dhe lëmojnë teksturën e lëkurës.

-Zink Glukonat: Ofron veti qetësuese.

-Ujë Termal Avène: Zbut, qetëson dhe zvogëlon irritimet.

Është pa sapun, pa aromë, pa paraben.

Me pH-in e tij fiziologjik dhe tolerancën e lartë, ky xhel optimizon efikasitetin e përkujdesjeve anti-akne  që do të përdoren më pas në lëkurë dhe është një aleat i përditshëm për një lëkurë më të pastër, më të lëmuar dhe më të rehatshme.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në lëkurë të lagur në fytyrë, kraharor ose shpinë.

Shkumohet butësisht me lëvizje rrethore.

Shpëlahet plotësisht dhe thahet.

Ideale për:

Adoleshentë nga mosha 13 vjeçare dhe të rritur.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). WATER (AQUA). SODIUM LAURETH SULFATE. COCAMIDOPROPYL BETAINE. SUCCINIC ACID. COCO-GLUCOSIDE. SODIUM HYDROXIDE. LACTIC ACID. BLUE 1 (CI 42090). CITRIC ACID. GLYCERYL OLEATE. GREEN 5 (CI 61570). HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL (HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL). HYDROGENATED VEGETABLE GLYCERIDES CITRATE. ISOPROPYL ALCOHOL. OLETH-10. PEG-6. SILYBUM MARIANUM FRUIT EXTRACT. SODIUM BENZOATE. TOCOPHEROL. ZINC GLUCONATE