Çdo ditë, lëkura i nënshtrohet agresioneve të shumta, duke i shteruar sistemet e saj mbrojtëse. Barriera e lëkurës dobësohet dhe përkeqësohet, duke çuar në shenja të dukshme: dehidratim, tharje, pamje të zbehtë, njolla dhe skuqje. Bëhet e pakëndshme dhe plaket para kohe.
Një ekspert kryesor në riparimin e lëkurës, Avène ofron një zgjidhje inovative për të riparuar dhe forcuar barrierën e dobësuar të lëkurës ditë pas dite: Serumi intensiv riparues Cicalfate+.
Ky serum për fytyrën, shumë i përqendruar në Ujë Termal Avène, Pro-Vitaminën B5 dhe TRP-Regulin™, riparon barrierën e lëkurës dhe e forcon atë.
Lëkura rifiton aftësinë e saj të vetë-riparimit në tre javë.
- Riparon barrierën e lëkurës që pas aplikimit të parë.
- Restauron aftësinë e vetë-riparimit të lëkurës.
- Forcon mekanizmat mbrojtës të lëkurës dhe siguron mbrojtje për kohë të gjatë ndaj agresorëve të përditshëm.
- Qetëson menjëherë ndjesine e terheqjes dhe diskomfortit. - - Redukton në mënyrë të qëndrueshme mbindjeshmërinë e lëkurës.
- Hidraton për 24H. - I rikthen rehatinë lëkurës.
Formula e tij - pa alkool, pa aromë dhe pa silikon - siguron tolerancë të lartë. Është i përbërë nga 96% përbërës me origjinë natyrale dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Për fytyrën, dekoltenë dhe konturin e syve.