Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Cicalfate+Gel Cicatrice

Qetëson - Zbeh cikatricet

Çmimi i zakonshëm 1,200.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,500.00 Lekë Çmimi i ulur 1,200.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel cikatrizues, qetësues dhe riparues për përmirësimin e pamjes së cikatriceve

Tubet

Përshkrimi

Xheli cikatrizues Cicalfate+ ndihmon në përmirësimin e pamjes së shenjave. Përmirëson pamjen e cikatriceve të reja falë bashkimit të përbërësve dhe teksturës xhel-promasazhuese që formon një film mbrojtës dhe lehtëson masazhin.
Për fytyrën dhe trupin.


Kombinimi i C-Restore, rigjenerues i fuqishëm dhe i shpejtë, me Dimetikonin, acidin hialuronik që realizojnë riorganizimin e mirë të indeve (rimodelimin) të lëkurës së bashku dhe me Ujë Termal Avène që përmirëson komfortin e lëkurës, sjell si rezultat një cikatrice më të lëmuar, më të vogël, më të rregullt.


Formula e tij me tolerancë të lartë dhe pa aromë ofron një efekt të menjëhershëm qetësues.
Pamja e shenjave përmirësohet dukshëm pas vetëm 3 javësh.


Teksturë hidratuese, e përshtatshme për masazh.

Vetitë:
• Ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së shenjave post -cikatrice (98% e pacientëve).

• Qetëson menjëherë.

• E bën masazhin më të lehtë.

Indikohet pas procedurave kirurgjikale ose dermatologjike, në fytyrë dhe trup, për të rritur dhe fëmijë (nga 1 vjeç). Edhe për pacientë nën apo pas trajtimeve anti-kanceroze.

Përdorimi

Masazhohet cikatricja e sapoformuar dy herë në ditë për 5 minuta duke përdorur një teknikë specifike masazhi.

Këshillë nga eksperti:
Në rast ekspozimi në diell, shenja apo cikatricja duhet të mbrohet duke aplikuar një sasi të bollshme kremi mbrojtës nga dielli me mbrojtje shumë të lartë (SPF 50+), dhe duke e riaplikuar çdo 2 orë maksimumi.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). DIMETHICONE. GLYCERIN. HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER. DIMETHICONOL. AQUAPHILUS DOLOMIAE FERMENT FILTRATE. ARGININE. COPPER SULFATE. DIMETHICONE CROSSPOLYMER. POLYSORBATE 60. SODIUM BENZOATE. SODIUM HYALURONATE. SORBITAN ISOSTEARATE. TROMETHAMINE. WATER (AQUA). XANTHAN GUM. ZINC SULFATE