Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Reve de Miel Cica Rich Hand Cream

Riparon - Ushqen - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 1,040.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,300.00 Lekë Çmimi i ulur 1,040.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem  riparues  përforcues i barrierës se lëkurës, qetësues dhe ushqyes me mjaltë

Tubet

Përshkrimi

Falë efektit të tij barrierë, kremi CICA riparon dhe qetëson duart e dëmtuara.Ndjesitë e tërheqjes dhe irritimit zhduken, duke i lënë duart të ushqyera dhe të buta, të zhdërvjellta.

Ushqen, qetëson, riparon dhe përforcon barrierën e lëkurës. Përmban Centella asiatica me veti riparuese, mjaltë Provence të njohur për përfitimet e tij ushqyese dhe vaj organik Cameline i njohur për efektin e tij qetësues.Ofron hidratim afatgjatë të provuar gjatë një periudhe prej 8H.

Me përdorim të rregullt, në fakt ndihmon në reduktimin e humbjes transepidermale të ujit, gjë që kontribuon në forcimin e lëkurës dhe në këtë mënyrë siguron mbrojtje më të mirë nga agresionet e jashtme (era, i ftohti, fërkimi, larja e tepërt, etj.). Me teksturë të pasur mbështjellëse me efekt mbrojtës, por përthithet shpejt dhe lë një fund jo të yndyrshëm dhe jo ngjitës.

Përdorimi

Aplikohet sipas dëshirës masazhohet duke insistuar mbi zonat e thata

Përbërësit

AQUA/WATER, GLYCERIN, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, ISOAMYL LAURATE, POLYGLYCERYL-6 DISTEARATE, BEHENYL ALCOHOL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, CETEARYL ALCOHOL, CAMELINA SATIVA SEED OIL, MEL/HONEY, PARFUM/FRAGRANCE, XANTHAN GUM, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, DEHYDROACETIC ACID, SODIUM GLUCONATE, CENTELLA ASIATICA EXTRACT, CITRIC ACID [N4907/A].