Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Bioflor

Në vitin 1953, Biocodex fitoi të drejtat për llojin e majasë së Henri Boulard dhe procesin e fermentimit.
Në vitin 1961, kompania regjistroi Saccharomyces boulardii CNCM I-745® të liofilizuar si një produkt medicinal. Ky lloj unik u regjistrua në Institutin Pasteur (Paris) në vitin 1989.

Më shumë se 100 studime shkencore kanë vërtetuar efektivitetin e Saccharomyces boulardi CNCM I-745®, unik në botë.
I miratuar nga mjekët, maja Saccharomyces boulardii CNCM I-745 ka ndihmuar në trajtimin e 460 MILION pacientëve që nga komercializimi i saj.
Krahas gastroenterologjisë, Biocodex ka zhvilluar gjithashtu ekspertizë shkencore në fusha të tjera terapeutike, të tilla si menaxhimi i dhimbjes, neurologjia dhe mjekësia e përgjithshme. Me blerjen e Laboratoires Iprad në fillim të vitit 2020, Biocodex tani është e përfshirë në shëndetin e grave.

Bioflor 250mg, kapsula

Antidiarreik-Restaurues i flores.

Çmimi i zakonshëm 738.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 0.00 Lekë Çmimi i ulur 738.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Bar probiotik me veprim antidiarreik dhe restaurues i flores.
Shishe me 10 kapsula

Përshkrimi

Indikimet terapeutike:
-Trajtimi i diarresë infektive akute te të rriturit dhe fëmijët.
-Parandalimi dhe trajtimi i diarresë dhe kolitit që shoqërojnë përdorimin e antibiotikëve.
-Shtesë në trajtimin me vankomicinë / metronidazol për të parandaluar përsëritjen e sëmundjeve të lidhura me Clostridium difficile.

 Mos e përdorni BIOFLOR 250 mg kapsulë:

  • Nëse jeni alergjik ndaj Saccharomyces boulardii CNCM I-745 ose ndaj ndonjë nga
    përbërësit e tjerë të këtij bari.
  • Në pacientët me kateter të venës qëndrore.
  • Në pacientë me imunitet të kompromentuar ose në pacientë të hospitalizuar (për shkak të një sëmundjeje të rëndë ose të një sistemi imunitar të dobësuar / të alteruar) (shihParalajmërime dhe masa paraprake)

Paralajmërime dhe masa paraprake
BIOFLOR® 250mg përmban qeliza të gjalla. Për këtë arsye ky bar nuk duhet të përzihet me pije shumë të nxehta (mbi 50°C), të ftohta, ose alkoolike, ose ushqim, sepse mund ta vrasin tharmin.

BIOFLOR® 250 mg kapsulë përmban laktozë. Nëse mjeku ju ka thënë se keni papajtueshmëri ndaj disa sheqernave, flisni memjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.

Përdorimi

Doza e rekomanduar për të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç është: 1 ose 2 kapsula, të marra një herë ose dy herë në ditë.
Merret nga goja. Kapsulat duhet të gëlltiten me një gotë me ujë.

Tek fëmijët e vegjël të moshës nën 6 vjeç, nuk rekomandohet gëlltitja e kapsulës (rreziku i kalimit në rrugën e gabuar) dhe duhet të përdorni pluhurin për pezulli për përdorim nga goja në paketë.

Ky bar merret krahas rregullave dietetike:    
-rehidrim me pije të bollshme, të kripura ose të ëmbla, në mënyrë që të kompensoni humbjen e lëngjeve për shkak të diarresë(raporti mesatar ditor i ujit tek të rriturit është 2 litra)
-të ushqyerit gjatë diarresë:
duke shmangur disa ushqime dhe veçanërisht frutat, perimet e gjelbra, ushqimet pikante, si dhe ushqimet apo pijet e ngrira,
duke i dhënë përparësi mishit të pjekur dhe orizit.

 Indikacionet dhe lista e përbërësve mund të pësojnë ndryshime herë pas here. Përdoreni gjithmonë këtë bar saktësisht siç përshkruhet në fletëudhëzuesin e produktit të blerë ose siç ju ka rekomanduar mjeku ose farmacisti juaj. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të
sigurt.

Përbërësit

Saccharomyces boulardii CNCM I-745: 250.00mg, lactose, magnesium stearate. Capsule shell: gelatine, titanium dioxide (E171)